Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Oda Amerikane mirëpret heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane

01/08/2025 - 12:39
në Lajme
A A
Oda Amerikane mirëpret heqjen e tarifave doganore për produktet amerikane
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat doganore për të gjitha mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky hap i rëndësishëm pasqyron një demonstrim të fortë dhe strategjik për të avandcuar bashkëpunimin ekonomik me SHBA-në, partnerin më të ngushtë politik dhe ekonomik që ka Republika e Kosovës.

Sipas njoftimit, vendimi është edhe përgjigje në thirrjen e Odës Ekonomike Amerikane të para disa muajve, e cila rekomandonte një vendim të njëanshëm preferencial tregtar, për të nxitur tregtinë dypalëshe si dhe për ta pozicionuar Kosovën në mënyrë të favorshme për një Marrëveshje të ardhshme të Tregtisë së Lirë me Shtetet e Bashkuara.

“Duke hequr tarifat doganore për mallrat amerikane, Kosova jo vetëm që forcon atraktivitetin e saj si një partner i besueshëm dhe i hapur për bizneset amerikane, por gjithashtu krijon mundësi të reja për konsumatorët dhe kompanitë vendase për plasim më të madh të produkteve cilësore amerikane, e me çmime më konkurruese. Në të njëjtën kohë, kjo masë hap rrugën për rritjen e flukseve tregtare, shkëmbimin teknologjik dhe investimet në sektorët kryesorë, të cilat do të përfitojnë ekonomitë e të dy vendeve”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se prandaj, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë përgëzon Qeverinë e Kosovës për marrjen e këtij vendimi duke shprehur gatishmërinë për promovimin e mundësive të shkëmbimit më të madh tregtar në të ardhmen.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të promovuar politika që rrisin qasjen në treg, forcojnë lidhjet ekonomike dhe ofrojnë përfitime afatgjata për bizneset dhe konsumatorët si në Kosovë ashtu edhe ata në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Çfarë pritet nga Gjykata Kushtetuese?
Lajme

Kushtetuesja pezullon vendimin e Qeverisë për dhënien e parcelave të Graçanicës në shfrytëzim “Jetimave të Ballkanit”

05/08/2025 - 22:57
Parashikimi i motit, gradualisht rikthehet i nxehti afrikan – temperaturat deri në 36°C
Lajme

Parashikimi i motit, gradualisht rikthehet i nxehti afrikan – temperaturat deri në 36°C

05/08/2025 - 22:47
Gashi paralajmëron për publikim të videove të Radojçiqit “me do do që e kanë puthë ka tri herë në faqe”
Lajme

Gashi për Radomir Laban: Ata që në vitin 2018 ishin në pushtet lejuan që një gjyqtar i Kushtetueses të vendosë për fatin e Kosovës

05/08/2025 - 22:28
Rritja ekonomike, LDK: Me këtë Qeveri, Kosovës i duhen 40 vite për të arritur Kroacinë e 80 vite mesataren e BE’së
Lajme

LDK-ja beson në vendim të drejtë të Kushtetueses

05/08/2025 - 22:19
Koci: Situata është serioze, po na rrezikohet shtetësia
Lajme

Koci: Situata është serioze, po na rrezikohet shtetësia

05/08/2025 - 22:16
Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit
Lajme

Djali i Thaçit shpërndan ftesën për protestën e 7 gushtit

05/08/2025 - 22:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘‘Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje’’, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit: Nuk supozohet që ka pas problem

    ‘‘Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje’’, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit: Nuk supozohet që ka pas problem

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kush është Radomir Laban, gjyqtari për të cilin Osmani tha se përbën rrezik për sigurinë kombëtare

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Para një viti ishte arrestuar për mashtrim – Rrahet brutalisht komandant Hekuran Hoda nga disa persona në Gjakovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Avokati Ferizi: Radomir Laban është gjyqtari më i mirë i Kushtetueses

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Detyrim e shmangie nga tatimi, Nexhmi Krasniqi u kap duke marrë 30 mijë euro

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë