Kandidatja për kryetare të Prishtinës nga PSD, Besa Shahini, ka takuar një banore të lagjes Hajvalia në Prishtinë e cila ka shorehur pakënaqësi me gjendjen në vendin ku banon, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në një video të publikuar në Facebook thuhet se kjo lagje është e harruar nga komuna, ku mbeturinat nuk mblidhen për javë të tëra.
“Fëmijët s’kanë ku të luajnë e mungesa e çerdheve penalizon gratë në tregun e punës.” – thuhet aty.
Postimi i plotë nga Besa Shahini:
Hajvalia, lagja e harruar nga Komuna! 🏘 Mbeturinat nuk mblidhen me javë të tëra 🗑, ndërsa fëmijët s’kanë ku të luajnë ⚽. Mungesa e çerdheve penalizon gratë në tregun e punës 👩👧👦🚫💼.
Me pak vëmendje e punë serioze, banorët e kësaj lagjeje mund të jetojnë më mirë 🏙
besaperprishtinen.com












