Personi që shtiu me armë zjarri përgjatë së dielës në Pejë ka rënë në pranga.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se me urdhër të prokurorit është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.
“Personi që dyshohet se ka shtënë sot me armë zjarri, pas arrestimit nga Policia e Kosovës dhe intervistimit, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit”, deklaroi Nikçi për Insajderin.
Të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur në rrugën “Wesley Clark”.
Sipas deklaratës fillestare të policisë, autori ishte ikur nga vendi i ngjarjes. Policia bëri të ditur se s’ka pasur persona të lënduar si shkak i të shtënave.












