Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) aktualisht po funksionon pa një shef të sektorit të personelit, ndërsa përgjegjësitë për këtë pozitë janë marrë përkohësisht nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Ky zhvillim ka ndodhur pas, siç është thënë zyrtarisht, “uljes në pozitë” të shefit të mëparshëm të këtij sektori.
Menaxhmenti i QKUK-së ka kërkuar që SHSKUK ta menaxhojë përkohësisht sektorin e personelit dhe të procedojë me konkurs për përzgjedhjen e shefit të ri.
Por ndërkohë janë emëruar ushtrues detyre nga jashtë strukturës së QKUK-së, ndërsa disa nga figurat e përfshira në këto emërime rezultojnë të kenë lidhje familjare mes vete.
Hasan Ajeti, aktualisht ushtrues detyre i drejtorit të Burimeve Njerëzore në SHSKUK, është caktuar edhe si ushtrues detyre i shefit të personelit në QKUK. Për këtë pozitë të dytë, Ajeti përfiton një shtesë prej 20% në pagë.













