Në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës janë regjistruar pritje dhe kolona, sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritjet më të gjata janë në Dheu i Bardhë, ku në dalje të Kosovës pritjet për automjete arrijnë deri në 35 minuta, ndërsa kolona në dalje është rreth 200 metra.
Në Merdarë, pritjet në dalje janë 20–30 minuta, Ndersa kolona arrin rreth 300 metra.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht të shkurtra, nga 1 deri në 10 minuta, ndërsa në disa pika nuk ka kolona të raportuara.
Të dhënat në pamjen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar janë përditësuar më 16 gusht 2026, në orën 07:51.













