Gjykata Kushtetuese me datën 26 korrik vendosi masë të përkohshme ku u ndalonte çdo veprim deputetëve deri me datën 8 gusht.
E këtë javë është afati i fundit kur përfundon vendimi i marrë nga Kushtetuesja.
Se çfarë pritet të ndodhë pas 8 gushtit me krizën politike që ka përfshirë vendin dhe cili pritet të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ka folur për “Gazeta Blic” njohësja e zhvillimeve politike në vend, Afërdita Maliqi.
Maliqi tha se tashmë jemi në fazën ku edhe vetë politikanët po presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo theksoi se çfarëdo vendimi që të sjellë GJK-ja, do të jetë mirë, pasi në të ardhmen s’do t’a pësojë i gjithë vendi për kapriço të dikujt.
“Pas një ngërqi disamujor të krijuar nga Vetëvendosje, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit duke e sjell vendin në një situatë të papreceden, tash jemi në një fazë ku pothuajse edhe vetë politikanët po presin vendimin e Gjykatës”
“Nuk du me paragjyku çfarë vendimi do të sjellë Kushtetuesja, por cfaredo te jete ky vendim një gjë do të jetë mirë se do te rregullojë edhe për të ardhmen, ne mënyrë që mos të ndodh me, që per kapriçot e dikujt, të pësoje i gjithe vendi” tha Maliqi në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Partia e cila ka dalë e para në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje, ka insistuar disa muaj në kandidaturën e Albulena Haxhiut, kandidaturë e cila nuk gjeti përkrahje nga partitë ish-opozitare.
Megjithëse u ofruan disa emra të tjerë nga këto subjekte politike, të njëjtët nuk u morën parasysh nga Lëvizja Vetëvendosje.












