Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

VV-ja e injoron burrin e Albulenës për Malishevë, deputeti Hoti zyrtarizohet si kandidat për kryetar

06/08/2025 - 11:25
në Lajme
A A
VV-ja e injoron burrin e Albulenës për Malishevë, deputeti Hoti zyrtarizohet si kandidat për kryetar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje e ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Komunës së Malishevës. Ai nuk është anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, i cili disa herë e kishte humbur këtë garë.

Në një takim me strukturat organizative të Qendrës së Lëvizjes në Malishevë, kjo parti e ka vendosur deputetin Valon Hoti si kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti.

“Në Malishevë ka ardhur koha për ndryshim. Qytetarëve u duhet një komunë që punon ndershëm, qeveris drejt dhe zhvillon çdo lagje e çdo fshat. Valon Hoti është kandidati ynë për kryetar të komunës. Mbrëmë, në një takim me strukturat organizative të Qendrës së Lëvizjes në Malishevë, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, Sekretarit Organizativ Alim Rama, Koordinatorit të Qendrës Gani Krasniqi, deputetit Salih Zyba dhe ish-deputetes Jetmire Vrenezi, u konfirmua mbështetja e plotë dhe e parezervë për kandidaturën e Valon Hotit për kryetar të komunës së Malishevës”, është thënë në njoftimin e VV-së, duke dhënë disa detaje për kandidatin në fjalë.

“Valon Hoti, deputet i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i ardhshëm i komunës, do të punojë për një qeverisje që i jep fund padrejtësive dhe neglizhencës, që hap rrugë të reja zhvillimi për bujqit, ndërmarrësit dhe të rinjtë, dhe që i rikthen komunës dinamikën dhe besimin. Me Valonin kryetar dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! në qeverisje, ndërlidhja komunë-qeveri do të funksionojë siç duhet, duke sjellë projekte të reja për Malishevën. Urime të gjithë aktivistëve dhe qytetarëve të Malishevës! Le të punojmë për çdo orë të mbetur, në çdo lagje e çdo fshat, për fitoren e madhe të 12 tetorit!”, është thënë në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”

28 vite pas rënies së tij, Haliti publikon për herë të parë letrën nga Bekim Berisha “Abeja”: “Nuk kisha mundur as psikikisht e as fizikisht të përballoj punën tuaj dhe të ‘Dajës’”
15/08/2026 - 20:50

Xhavit Haliti, një prej figurave të hershme të organizimit politik e ushtarak të shqiptarëve ndaj regjimit jugosllav dhe më pas pjesëmarrës në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Më shumëDetails

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën

Gashi e cilëson ‘‘tallje’’ deklaratën e Kurtit që e quajti ‘‘mik’’ Abdixhikun: Ai s’e mbanë fjalën
15/08/2026 - 20:42

Arben Gashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar liderin e VV’së, Albin Kurti, lidhur me deklaratën e këtij të fundit pasi që ai e cilësoi ‘’mik’’ liderin...

Më shumëDetails

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë

Va’rret masive në Zubin Potok/ Mostrat do të dërgohen për testim të ADN-së në Holandë
15/08/2026 - 20:34

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka sqaruar se eshtrat e gjetura në lokacionet e dyshuara për varre masive në Zubin Potok fillimisht dërgohen për...

Më shumëDetails

Ngërçi politik: A mund të qartësojë rrugën Kushtetuesja?

Kushtetuesja i reagon Kurtit dhe zyrtarëve të VV’së që i sulmuan dje, i quan deklarata të pamatura: Të ruhet pavarësia e Gjykatës
15/08/2026 - 20:30

Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit tashmë ka kaluar, ndërsa ende nuk dihet qartë se çfarë ndodh më pas. Kjo dilemë mund të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese përmes...

Më shumëDetails

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë

Mijëra kosovarë drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë
15/08/2026 - 20:04

Edhe kjo e shtunë ka shënuar një fluks të hyrjeve të qytetarëve të Kosovës në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion bregdetin shqiptar për pushime. Sipas...

Më shumëDetails

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar

“Keqpërdorim i detyrës zyrtare”: Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar
15/08/2026 - 19:50

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Avdirrahman Gashi, i cili u arrestua nën dyshimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Armë të gjata, revole”, Policia jep detaje se çka iu gjet Hazirajt gjatë arrestimit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bllokada politike, PDK merr një vendim!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Sallon për floktari në letra, shërbime shëndetësore fillerë e Botox pa licencë në praktikë, gjobitet 4 mijë euro qendra estetike e Shkurta Hysenit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë