Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rubio paralajmëron dialog strategjik me Serbinë, Gjuriq e potencon që është i pari ministër nga rajoni për takim në Uashington

06/08/2025 - 21:47
në Lajme
A A
Rubio paralajmëron dialog strategjik me Serbinë, Gjuriq e potencon që është i pari ministër nga rajoni për takim në Uashington
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të mërkurën se është pajtuar me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia të zhvillojnë dialog të përbashkët strategjik në fund të këtij viti, shkruan REL.

Në një shkrim në X pas takimit me Gjuriqin në Departamenti amerikan të Shtetit në Uashington, Rubio tha se “jemi të përkushtuar për marrëdhënie me dobi të ndërsjellë me Serbinë, e cilat sjellin përfitime për qytetarët tanë dhe interesat tona”.

Gjuriq tha pas takimit për mediat serbe se kjo vizitë ishte mundësi e madhe për Serbinë për ta filluar bashkëpunimin strategjik me administratën e presidentit Donald Trump herët dhe si vendi i parë në rajon.

“Mendoj se do të shohim më shumë rezultate dhe hapa më konkretë në javët dhe muajt në vijim. Vetë fakti që unë jam praktikisht ndër të parët nga pjesa jonë e botës si ministër këtu është një akt respekti dhe një dëshirë e sinqertë për të ndryshuar diçka për mirë”, tha Gjuriq për Tanjug.

Ai tha gjithashtu se “kemi parë se ka një oreks i madh” për të thelluar bashkëpunimin ekonomik përmes projekteve konkrete në fushën e energjisë, infrastrukturës, teknologjive të reja, shkencës, bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kulturës.

“Mendoj se kjo është një mundësi që duhet ta shfrytëzojmë, sepse administrata e udhëhequr nga presidenti Trump ka nevojë edhe për aleatë dhe miq, dhe Serbia, historikisht, dikur ishte në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe besoj se mund të jetë përsëri”, theksoi ai.

Dialogu strategjik është një proces që Departamenti i Shtetit i SHBA-së në shumicën e rasteve zhvillon me vende të ndryshme të botës me synim avancimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ky proces përfshin diskutime të nivelit të lartë mes dy vendeve që zhvillohen ose në Uashington, ose në vendin përkatës, mbi një gamë të gjerë temash si mbrojtja, siguria, mjedisi, energjia, bashkëpunimi ekonomik, etj.

Në janar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara së shpejti do të finalizojnë një marrëveshje për dialogun strategjik, por nuk është e qartë se kur do të fillojë ai.

Bazuar në informacionet nga Departamenti i Shtetit, Radio Evropa e Lirë konfirmoi se SHBA-ja ka zhvilluar dialog strategjik gjatë viteve të fundit me Shqipërinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Rumaninë, Austrinë, Poloninë, Slloveninë, Moldavinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Katarin, Omanin, Bahrejnin, Egjiptin, etj.

Rubio dhe Gjuriq biseduan gjithashtu për rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë, për të avancuar stabilitetin rajonal dhe për të krijuar kushte për rritje ekonomike dhe mirëqenie, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce.

Në këtë takimin e së mërkurës mes Rubios dhe Gjuriqit ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë i Byrosë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH, Brendan Hanrahan dhe nënsekretarja Allison Hooker.

Hanrahan gjatë korrikut kishte vizituar disa shtete të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.

Gjatë qëndrimit në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kishte deklaruar se temë e diskutimit me zyrtarin amerikan ishte nevoja për bashkëpunim ekonomik mes dy shteteve.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se më 7 gusht do të hyjnë në fuqi tarifat e reja tregtare. Sipas vendimit, Serbia do të goditet me 35 për qind tarifa.

As Rubio e as Gjuriq nuk përmendën çështjen e tarifave në deklaratat e tyre.

JU REKOMANDOJMË

Deputetja e VV-së kapet me Ambasadën e Amerikës, e akuzon Prattipatin se i vizituan gjyqtarët e Kushtetueses një ditë para vendimit
Kryesore

Deputetja e VV-së kapet me Ambasadën e Amerikës, e akuzon Prattipatin se i vizituan gjyqtarët e Kushtetueses një ditë para vendimit

08/08/2025 - 19:21
Tahiri: Kushtetuesja konfirmoi se VV-ja e ka mbajtur peng Kuvendin
Lajme

Tahiri: Kushtetuesja konfirmoi se VV-ja e ka mbajtur peng Kuvendin

08/08/2025 - 18:43
Çitaku kritikon Qeverinë: Të angazhohet për lirimin e njerëzve që po burgosen në Serbi
Lajme

Çitaku pas reagimit të VV-së: S’po ndalen tendencat për ta përmbysur rendin kushtetues

08/08/2025 - 18:35
Dimal Basha reagon pasi Osmani tha se duhet konsensus për votim të fshehtë: “Dehari ka të drejtë”, “pa votim”
Lajme

Dimal Basha nuk mungon, e quan të turpshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese

08/08/2025 - 18:28
LVV: Gjykata e shkeli Kushtetutën, njoftimi është devijim i rrezikshëm nga roli kushtetues
Lajme

VV me komunikatë pyet Kushtetuesen: Pse një emër të propozohet për kryeparlamentar tri herë, e jo dy herë, katër herë, dhjetë herë?

08/08/2025 - 18:20
“Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, Gjini flet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Lajme

“Shteti nuk i nënshtrohet një individi”, Gjini flet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

08/08/2025 - 18:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    Paralajmërimi i “frikshëm”: Dënimi i Thaçit sjell “Sërpskan” në Kosovë

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Vendimi i Kushtetueses “tërbon” Armend Mujën, vërsulet në sulm

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vendimi i Gjykatës për krizën institucionale, flet Kurti

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Befason Sejdiu: Jam shumë i interesuar që VV-ja me udhëheqë qeverinë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kurti e nxjerr “snajperken”, Dejona Mihali i sulmon një nga një gjyqtarët e Kushtetueses pasi ranë poshtë interpretimet e VV

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë