Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi

06/08/2025 - 22:40
në Lajme
A A
Një muaj paraburgim ndaj kolonelit Nexhmi Krasniqi dhe tre të tjerëve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër të arrestuarve në rastin e dyshimeve për detyrim, armëmbajtje pa leje dhe shmangie tatimi. Ndër të arrestuarit është edhe ish-drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, aktualisht zyrtar policor. Kjo masë u mor për të siguruar rrjedhën e papenguar të hetimeve dhe për të parandaluar presionin mbi dëshmitarët apo manipulimin e provave.

Liman Sallauka, Xhevat Sallauka, Nexhmi Krasniqi dhe Ramadan Paçarizi dyshohen për tri vepra penale.

Sipas Prokurorisë, ata kanë detyruar me kanosje një person, të dëmtuarin E.M., të heqë dorë nga një pronë me vlerë të madhe, në favor të Ramadan Paçarizit, i cili e ka blerë pronën për një shumë më të ulët se çmimi i tregut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, Ramadan Paçarizi dyshohet për shmangie tatimi, pasi nuk ka deklaruar vlerën reale të pronës dhe i ka dhënë blerësit 130 mijë euro para kesh, duke fshehur shumën e plotë të transaksionit. Liman Sallauka dyshohet edhe për armëmbajtje pa leje, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe municione, ndërsa në shtëpinë e Nexhmi Krasniqit janë gjetur 63 fishekë. Një pushkë ajrore pa leje është sekuestruar edhe në shtëpinë e Paçarizit.

Prokuroria argumenton se paraburgimi është i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun që të dyshuarit të ushtrojnë presion mbi dëshmitarë, të prishin prova apo të përsërisin veprat penale.

“Betimi për Drejtësi” gjatë ditës ka raportuar mbi përmbajtjen e dosje së prokurorisë për caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të dyshuarve përfshirë këtu edhe Krasniqin i cili kishte shërbyer si drejtor i Policisë në Prizrenit.

Ndryshe në njoftimin e Prokurorisë thuhet se gjatë kontrollit u sekuestruan përveç armëve edhe telefona mobil e elektroshok../BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

“Ekziston rreziku i arratisjes”, Gjykata arsyeton paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn

“Ekziston rreziku i arratisjes”, Gjykata arsyeton paraburgosjen e Skender Llugiqit që kërcënoi Haradinajn
15/08/2026 - 09:58

Një muaj paraburgim ka caktuar Gjykata Themelore e Prishtinës për Skender Llugiqin, të dyshuarin që bëri thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Gjykata në arsyetim të këtij...

Më shumëDetails

Sulmohet me mjet të mprehtë një person në Aeroportin “Adem Jashari”, arrestohet i dyshuari

Me kërkesë të autoriteteve italiane, arrestohet një person në aeroportin “Adem Jashari”
15/08/2026 - 09:44

Një person është sulmuar me një mjet të mprehtë pas një mosmarrëveshjeje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 gusht 2026,...

Më shumëDetails

Një tërmet 7.7 ballësh godet këtë shtet

Tërmet në Shqipëri, lëkundet Tirana
15/08/2026 - 09:31

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.7 goditi Indonezinë të shtunën herët në mëngjes, ka njoftuar agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive....

Më shumëDetails

Videoja nga ahengu e “tradhton” 58-vjeçarin në Istog – shihet duke shtënë me armë pa leje

Videoja nga ahengu e “tradhton” 58-vjeçarin në Istog – shihet duke shtënë me armë pa leje
15/08/2026 - 09:23

Një video-incizim nga një aheng familjar në fshatin Lubozhdë të Istogut ka çuar Policinë te një 58-vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë gjatë festës. Burimet...

Më shumëDetails

Rrahje për investimin në Forex dhe 15 mijë euro në Prishtinë – 32-vjeçarja e godet me çelësa të veturës, përfundon në ndalim

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
15/08/2026 - 09:11

Një mosmarrëveshje për para dhe një investim në Forex ka eskaluar në përleshje fizike mëngjesin e së premtes në Prishtinë, ku një 33-vjeçar ka pësuar lëndime, ndërsa një...

Më shumëDetails

Kosovari i arrestuar nga Serbia nën dyshimet për krime lufte, s’është veteran i UÇK-së

OVL e UÇK’së: Ta quash një gjeneral “njeri i Serbisë” është gjuhë helmuese, kush e kalon kufirin do t’i përgjigjemi me vendosmëri
15/08/2026 - 09:04

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. I arrestuari,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Po hapnin kanalizimin, punëtorët gjejnë 9 milionë euro ar të fshehura në mur

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Publikohet fotografia, oficeri i BIA-s dhe spiuni i dyshuar Fehim Sali në një nga takimet e tyre në Serbi

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë