Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK fitoi betejën kushtetuese – Krasniqi: Ne zgjodhëm rendin kushtetutes, ata zgjodhën krizën

08/08/2025 - 14:14
në Lajme
A A
Memli Krasniqi refuzon ftesën e presidentes për të diskutuar Asociacionin: Nuk ka gjë nga këto takime, bëhen veç analiza
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 7 gushtit 2025, duke e cilësuar atë si konfirmim të plotë të qëndrimit të PDK-së se Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur peng Kuvendin për muaj me radhë, në kundërshtim me Kushtetutën.

“Sot, Gjykata Kushtetuese vulosi të vërtetën që për muaj me radhë e kemi ngritur me zë të lartë: Vetëvendosje e ka bllokuar qëllimisht dhe në mënyrë të planifikuar funksionalizimin e Kuvendit për interesa të ngushta pushteti, me veprime tërësisht jashtë kushtetutës,” ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka theksuar se me këtë vendim, me Aktgjykimin e 7 gushtit 2025, Gjykata shpalli të pavlefshme të gjitha veprimet parlamentare arbitrare nga 27 qershori deri më 26 korrik; konstatoi se deputetët nuk kanë zbatuar vendimin kushtetues të 26 qershorit; se veprimet e Kryesuesit të seancës ishin antikushtetuese; dhe se Komisioni për Votim të Fshehtë ishte i jashtëligjshëm.

“Ky është konfirmim i plotë se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare të Lëvizjes Vetëvendosje ishin jo vetëm antikushtetuese, por edhe thellësisht të dëmshme për demokracinë dhe shtetin tone. Për gjashtë muaj, qytetarëve iu mohua përfaqësimi, institucioneve iu ndal funksioni, e vendit iu imponua stagnimi,” ka shtuar ai.

Krasniqi tha se përballë kësaj sjelljeje, PDK ka zgjedhur rrugën e maturisë dhe të ligjshmërisë.

“Si Grup Parlamentar, iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese me besim të palëkundur për t’i dhënë fund kësaj krize të qëllimshme e të rrezikshme për demokracinë. Kosova nuk mund të ecë përpara me institucione të paralizuara dhe me rregulla të shkelura sipas tekave të pushtetit. Prandaj, le të jetë ky një mësim i qartë për të gjithë, e veçanërisht për ata që nuk kanë ditur kurrë ta respektojnë shtetin: Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe për lidership që respekton rregullat, jo që i shkel ato për pushtet. Ne do të jemi gjithmonë në anën e Kushtetutës dhe të qytetarëve”, ka thënë ai.

Duke e cilësuar vendimin si fitore për Kushtetutën, Kuvendin dhe qytetarët, Krasniqi përfundoi: “Ata që zgjodhën krizën, dështuan. Ne që zgjodhëm Kushtetutën, fituam.”

JU REKOMANDOJMË

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb
14/08/2026 - 21:34

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të spiunit të dyshuar i BIA-s serbe, Fehim Sali. Latifi, në reagimin e tij ka shtjelluar...

Më shumëDetails

Bëri thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit

Bëri thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit
14/08/2026 - 21:20

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgimit Skender Llugiqit, pasi që i njëjti ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt. Kështu...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj: Kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit

Kabashi-Ramaj: Kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit
14/08/2026 - 21:12

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj në emisionin “Gazeta” ka folur rreth situatës politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të paprecedentë dhe shqetësuese. Kabashi-Ramaj ka kritikuar partinë...

Më shumëDetails

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore
14/08/2026 - 21:03

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar 23,918 artikuj në tri lokale të Prishtinës. Në njoftim shtohet se, ndër mallrat e ndaluar janë 16,394 mbrojtëse për telefona,...

Më shumëDetails

Daçiq thotë se Serbia ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Daçiq thotë se Serbia ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë
14/08/2026 - 20:55

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. I arrestuari,...

Më shumëDetails

Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s

Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s
14/08/2026 - 20:37

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë