Kabashi-Ramaj ka kritikuar partinë dhe udhëheqësin e saj, duke thënë se situata është dërguar deri në pikën ku, sipas saj, po shkelet edhe Kushtetuta e Kosovës.
“Situata në të cilën gjindemi si qytetarë dhe si Kosovë është e paprecedentë. Është e dhimbshme me pa që partia dhe udhëheqësi i kësaj partie e ka pru situatën deri aty që me u shkel edhe Kushtetuta”, ka thënë ajo.
Ajo ka akuzuar më tej se pozita e kryeministrit është uzurpuar, duke theksuar se kryeministri është institucion dhe nuk i takon një individi.
“Ne në Kosovë kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpu pozitën e kryeministrit, sepse ai është institucion, nuk i takon askujt”, është shprehur deputetja e PDK-së.
Deklaratat e Kabashi-Ramajt vijnë në kuadër të përplasjeve të fundit politike dhe debatit për funksionimin e institucioneve të Kosovës.












