Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafa: Periudha e talljes u anulua, Dehari s’ka legjitimitet

08/08/2025 - 14:48
në Lajme
A A
Mustafa: Periudha e talljes u anulua, Dehari s’ka legjitimitet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari.

“Mendoj se një shkelës i Kushtetutës dhe i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të drejtojë më tutje seancën konstituive.”, ka deklaruar Mustafa në një prononcim për IndeksOnline, duke kritikuar mënyrën se si është udhëhequr procesi pas zgjedhjeve.

Ai e ka cilësuar aktgjykimin si të qartë dhe të prerë, duke theksuar se vendimi tregon qartë kush po i shfrytëzon votat e qytetarëve në përballje me rendin kushtetues.

“Akgjykimi është i qartë, tregon qartë se kush po i shfrytëzon votat e popullit për t’u përballur me Kushtetutën dhe kështu anuloi periudhën e talljes”, ka theksuar Mustafa.

“Mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë në qoftë se nuk konstituohet kuvendi brenda 30 ditëve,” ka shtuar tutje ai.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, ka përcaktuar qartë se zgjedhja e kryetarit të kuvendit duhet të bëhet me votim të hapur. Gjithashtu, është vendosur se një kandidat mund të votohet për këtë post vetëm deri në tri herë.

Gjykata ka konstatuar se kryesuesi Avni Dehari nuk ka vepruar në përputhje me vendimin e saj të 26 qershorit, duke bërë që të gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri më 6 korrik të shpallen të pavlefshme.

Ky vendim vjen në një kohë të tensionuar politike, ku kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet, duke hapur diskutime për pasojat në rast të tejkalimit të afatit kushtetues prej 30 ditësh./IndeksOnline/

JU REKOMANDOJMË

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb
14/08/2026 - 21:34

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të spiunit të dyshuar i BIA-s serbe, Fehim Sali. Latifi, në reagimin e tij ka shtjelluar...

Më shumëDetails

Bëri thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit

Bëri thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit
14/08/2026 - 21:20

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgimit Skender Llugiqit, pasi që i njëjti ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt. Kështu...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj: Kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit

Kabashi-Ramaj: Kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit
14/08/2026 - 21:12

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj në emisionin “Gazeta” ka folur rreth situatës politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të paprecedentë dhe shqetësuese. Kabashi-Ramaj ka kritikuar partinë...

Më shumëDetails

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore
14/08/2026 - 21:03

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar 23,918 artikuj në tri lokale të Prishtinës. Në njoftim shtohet se, ndër mallrat e ndaluar janë 16,394 mbrojtëse për telefona,...

Më shumëDetails

Daçiq thotë se Serbia ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Daçiq thotë se Serbia ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë
14/08/2026 - 20:55

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. I arrestuari,...

Më shumëDetails

Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s

Çfarë zbuloi Fehim Sali për bashkëpunimin me zyrtarin e BIA-s
14/08/2026 - 20:37

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë