Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-gjyqtari Kryeziu: Shpikje e gjërave, vazhdim i praktikës së Enver Hasanit

08/08/2025 - 16:42
në Lajme
A A
Kryeziu për ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Francës: Koha me shku n’shtëpi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot nga Kushtetuesja, ku thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Kryeziu shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Kushtetueses, duke thënë se ky vendim nuk sjell zgjidhje, por përkundrazi – thellon më tej paqartësinë kushtetuese. Ai thotë se edhe pse pika 4 e njoftimit rikonfirmon se e drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar, vendimi i gjykatës që një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë është krejtësisht pa bazë kushtetuese.

“Prisja qartësi dhe rrugëdalje nga bllokada. Fatkeqësisht, ky vendim nuk e ofron këtë. Vendimi për kufizimin në tri herë të kandidimit nuk ka asnjë bazë në Kushtetutë. Efektivisht, Gjykata ka rishkruar nenin 67 të saj”, shkruan ai.

Ai kritikon gjithashtu vendimin e gjykatës për të përcaktuar që votimi duhet të jetë i hapur, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si kompetencë politike dhe jo juridike. Ish-gjyqtari thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ofron qartësi as për atë që ndodh pas skadimit të afatit 30-ditor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke lënë vend për interpretime dhe krizë të mëtejshme institucionale.

“Gjykata nuk ka treguar cilat janë pasojat juridike të mosrespektimit të këtij afati. As nuk ka sqaruar çfarë ndodh nëse deputetët nuk zbatojnë vendimin”, përfundon Kryeziu.

Kryeziu tutje ka sulmuar ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin, duke thënë se po shpiken gjërat si në kohën e tij.

“Me keqardhje e them që kjo gjë është vazhdim i praktikës që ka instaluar Enver Hasani ku vazhdohet praktika e shpikjes së gjërave. Efektivisht, dhe kjo nuk ka si të thuhet ndryshe, Gjykata e ka rishkruar nenin 67 të Kushtetutës”.

 

JU REKOMANDOJMË

Zyra e BE’së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti transmetuesit publik dhe ligj të ri për financimin e tij
Lajme

Zyra e BE’së kërkon t’i transferohet urgjentisht buxheti transmetuesit publik dhe ligj të ri për financimin e tij

12/08/2025 - 20:47
Avni Kastrati mbështet Arian Tahirin për kryetar të Mitrovicës, e vlerëson si zgjedhjen më të mirë (VIDEO)
Lajme

Avni Kastrati mbështet Arian Tahirin për kryetar të Mitrovicës, e vlerëson si zgjedhjen më të mirë (VIDEO)

12/08/2025 - 20:41
Publikohet momenti i vr*asjes në Gjilan (VIDEO)
Kryesore

Publikohet momenti i vr*asjes në Gjilan (VIDEO)

12/08/2025 - 20:32
Përparim Rama në prag të fushatës sheh punimet në xhaminë e madhe, projekt i financuar nga Turqia
Lajme

Përparim Rama në prag të fushatës sheh punimet në xhaminë e madhe, projekt i financuar nga Turqia

12/08/2025 - 20:27
Mungesa e Limaj në seancë, Izmaku thotë se Limaj “ndoshta po e pret” Kurtin të kthehet nga Greqia
Lajme

Izmaku: Bisedimet me VV-në i vazhdojmë vetëm për pozitën e kryetarit të Kuvendit

12/08/2025 - 20:23
Nga surpriza me torte për ditëlindje e deri tek kontratat, Xhafer Gashi e shpërblen sërish me tender ‘dostin’ e tij
Kryesore

Nga surpriza me torte për ditëlindje e deri tek kontratat, Xhafer Gashi e shpërblen sërish me tender ‘dostin’ e tij

12/08/2025 - 20:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Kush janë katër policët e suspenduar në Gjilan, pas vrasjes së trefishtë

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • ‘E thirri nëna e tij, ai shkoi te vendi i ngjarjes’: Flet avokatja e djalit të Mefail Shkodrës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vrasja në Hajvali – gjithçka që dihet deri tash për rastin që tronditi Prishtinën

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Përmbaruesi konfirmon se Bujar Hoxhës i ishin bllokuar llogaritë për një borxh të papaguar për veturën Audi Q5

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë