Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ish-gjyqtari Kryeziu: Shpikje e gjërave, vazhdim i praktikës së Enver Hasanit

08/08/2025 - 16:42
në Lajme
A A
Kryeziu për ambasadorin e Gjermanisë dhe atë të Francës: Koha me shku n’shtëpi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas aktgjykimit të shpallur sot nga Kushtetuesja, ku thotë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Kryeziu shprehet i zhgënjyer nga vendimi i Kushtetueses, duke thënë se ky vendim nuk sjell zgjidhje, por përkundrazi – thellon më tej paqartësinë kushtetuese. Ai thotë se edhe pse pika 4 e njoftimit rikonfirmon se e drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit i takon grupit më të madh parlamentar, vendimi i gjykatës që një kandidat mund të propozohet vetëm tri herë është krejtësisht pa bazë kushtetuese.

“Prisja qartësi dhe rrugëdalje nga bllokada. Fatkeqësisht, ky vendim nuk e ofron këtë. Vendimi për kufizimin në tri herë të kandidimit nuk ka asnjë bazë në Kushtetutë. Efektivisht, Gjykata ka rishkruar nenin 67 të saj”, shkruan ai.

Ai kritikon gjithashtu vendimin e gjykatës për të përcaktuar që votimi duhet të jetë i hapur, duke e cilësuar këtë ndërhyrje si kompetencë politike dhe jo juridike. Ish-gjyqtari thekson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ofron qartësi as për atë që ndodh pas skadimit të afatit 30-ditor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, duke lënë vend për interpretime dhe krizë të mëtejshme institucionale.

“Gjykata nuk ka treguar cilat janë pasojat juridike të mosrespektimit të këtij afati. As nuk ka sqaruar çfarë ndodh nëse deputetët nuk zbatojnë vendimin”, përfundon Kryeziu.

Kryeziu tutje ka sulmuar ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanin, duke thënë se po shpiken gjërat si në kohën e tij.

“Me keqardhje e them që kjo gjë është vazhdim i praktikës që ka instaluar Enver Hasani ku vazhdohet praktika e shpikjes së gjërave. Efektivisht, dhe kjo nuk ka si të thuhet ndryshe, Gjykata e ka rishkruar nenin 67 të Kushtetutës”.

 

JU REKOMANDOJMË

Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit
14/08/2026 - 19:50

Gjashtë kandidatë kanë kaluar procesin e verifikimit paraprak për pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Menaxhimin e Burimeve...

Më shumëDetails

MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë

MIT njofton se nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
14/08/2026 - 19:34

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me masë totale mbi 20 tonë. Ministria...

Më shumëDetails

Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së

Mustafa ‘‘çuditet’’ nga deklarata e Kurtit: Asnjëherë s’është diskutuar që kryeparlamentari t’i takojë LDK’së
14/08/2026 - 19:11

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka mohuar se në tavolinën e bisedimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti është diskutuar çështja e kryetarit të Kuvendit. Mustafa ka thënë...

Më shumëDetails

Gruda: Juridikisht gabim krahasimi i situatës së sotme në Kuvend me vitin 2014, atëherë s’kishte aktgjykim për afatin e konstituimit

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
14/08/2026 - 19:00

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, tha se situata aktuale në Kuvend nuk mund të krahasohet me bllokadën e vitit 2014, për shkak të dallimeve në...

Më shumëDetails

Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
14/08/2026 - 18:27

Bekim Salihu nga Instituti GAP, në një intervistë në EURO n’T7, ka thënë se Qeveria e vendit këtë vit ka vendosur të jetë strikte në grantin për arsim,...

Më shumëDetails

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje

Shqipe Selimi: Kushtetuta ishte e njëjtë edhe më 2014 kur PDK nuk thirri seancë për 183 ditë pa marrëveshje
14/08/2026 - 18:09

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, i ka reaguar deputetëve të PDK’së, duke iu referuar me ironi si “gardianë të Kushtetutës”, se në vitin 2014 partia e tyre...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë