Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reagua ndaj zhvillimeve në Tiranë, ku sot në mëngjes policia shqiptare ka zhvilluar një operacioni për largimin e punonjësve të “Focus Media Group nga objekti ku punojnë.
Në këtë mënyrë, AGK-ja i është bashkangjitur shtresimit të rrjeti rajonal “SafeJournalists”.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të heqin menjëherë bllokadën, të rikthejnë furnizimin me energji elektrike dhe të mundësojnë akses të plotë e të pakufizuar për gazetarët në vendet e tyre të punës. Autoritetet duhet të ofrojnë një shpjegim publik të qartë mbi bazën ligjore dhe autorizimin për këtë veprim. Këmbëngulim që çdo masë e ardhshme që përfshin mediat të ndërmerret rreptësisht në përputhje me procedurat ligjore, nën mbikëqyrje gjyqësore dhe duke respektuar parimin e ndërhyrjes minimale në aktivitetin gazetaresk.”, thuhet në reagimin e këtij rrejti.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/share/p/1AG2y2G8Xy/?mibextid=wwXIfr