Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti zyrtarizon 3 kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Lulzim Hetemin e rikandidon për Leposaviq

09/08/2025 - 16:49
në Lajme
A A
Kurti zyrtarizon 3 kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Lulzim Hetemin e rikandidon për Leposaviq
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë publik edhe emrat e kandidatëve për kryetar të komunave veriore, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Në Leposaviq do të jetë përsëri Lulzim Hetemi, Zubin Potok do të kandidojë Vedat Mehmeti dhe Zveçan, Fetah Peci.

“Këta kandidatë janë garancia se në veri do të vazhdojmë të ndërtojmë institucione funksionale, të sjellim investime që prekin jetën e përditshme të qytetarëve dhe të garantojmë qeverisje që respekton ligjin dhe punon për të gjithë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Postimi i plotë:

Në veri të Kosovës, bashkë për të ardhmen – bashkë për fitoren!

Sot, prezantuam kandidatët për kryetarë të tri komunave veriore, të vendosur, të ndershëm dhe të palodhur, që përfaqësojnë vizionin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për zhvillim, drejtësi dhe barazi për çdo qytetar:

Leposaviq – Lulzim Hetemi, kryetari që ka ecur çdo ditë në terren, mes njerëzve, duke dëshmuar se guximi nuk është vetëm fjalë, por veprim. Me integritetin dhe vendosmërinë e tij, ai ka treguar se Leposaviqi mund të udhëhiqet me dinjitet dhe me besnikëri ndaj ligjit e qytetarëve.

Zubin Potok – Vedat Mehmeti, kryesuesi i kuvendit komunal në komunë, i cili bart vizionin për ta kthyer komunën në një hapësirë ku drejtësia dhe bashkëpunimi me qeverinë janë mjete për zhvillim të përbashkët, jo slogane.

Zveçan – Fetah Peci, zëri i qartë i bashkimit dhe zhvillimit, që e njeh mirë Zveçanin. Ai vjen me përvojën e një njeriu që nuk rri mënjanë, por punon për ta thyer izolimin dhe për t’i hapur rrugë mundësive të reja për secilin banor.

Në këtë takim, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, Deputetët Armend Muja, Agim Bahtiri e Arjeta Fejza, riafirmuam mbështetjen e plotë dhe të parezervë për secilin prej tyre.

Këta kandidatë janë garancia se në veri do të vazhdojmë të ndërtojmë institucione funksionale, të sjellim investime që prekin jetën e përditshme të qytetarëve dhe të garantojmë qeverisje që respekton ligjin dhe punon për të gjithë.

Më 12 tetor, e ardhmja e veriut do të shkruhet me punë, me vizion dhe me fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Bashkë përpara – për komunat tona, për qytetarët tanë, për të ardhmen tonë!

JU REKOMANDOJMË

Sot u jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Kosova që humbën jetën në aksident në Gjermani

Sot u jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve nga Kosova që humbën jetën në aksident në Gjermani
14/08/2026 - 13:34

Tre mërgimtarët nga Kosova që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Gjermani do të varrosen sot. Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu do të përcillen...

Më shumëDetails

Zemaj: LVV ta thërrasë seancën, provokimi i situatës nuk është në interes të Kosovës

Zemaj: LVV ta thërrasë seancën, provokimi i situatës nuk është në interes të Kosovës
14/08/2026 - 13:24

Deputeti LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta thërrasë seancën. Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se...

Më shumëDetails

Arrestohet një person që kërcënoi ish-presidenten Vjosa Osmani

Osmani uron Krishtlindjet: Frymëzim që na kujton se përballë sfidave shpresa duhet të triumfojë
14/08/2026 - 12:24

Policia e Kosovës ka arrestuar sot Beki Sylejmanin, të dyshuarin për kanosjen e ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. I dyshuari kishte shkruar në Facebook: “Mas more se ajo...

Më shumëDetails

Kurti i përgjigjet Abixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit

Kurti i përgjigjet Abixhikut: E ndoqa qëndrimin e mikut tim – nuk është pak ta marrësh Kryetarin e Kuvendit
14/08/2026 - 12:21

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar sot qëndrimin e LDK’së që e prezantoi dje se do të mbesë në opozitë dhe se Presidenti duhet të jetë jopartiak...

Më shumëDetails

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese
14/08/2026 - 12:17

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë thirrje për një marrëveshje politike mes partive për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës. Kurti...

Më shumëDetails

‘Spiuni’ i BIA-s serbe ishte pritur në takim nga Kryeministri Kurti

‘Spiuni’ i BIA-s serbe ishte pritur në takim nga Kryeministri Kurti
14/08/2026 - 11:48

Fehim Sali është arrestuar dje nën dyshimet për veprën penale të “spiunazhit”, në kuadër të një operacioni të përbashkët të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Policisë së Kosovës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vuçiq i përgjigjet Osmanit: S’kemi angazhuar asnjë ush’tar, s’bëhet asgjë pa e ditur SHBA dhe Kina

    “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë