Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

ASH: ‘Alta Banka’, dorë e zgjatur e ‘Botës Serbe’

10/08/2025 - 13:51
në Lajme
A A
ASH: ‘Alta Banka’, dorë e zgjatur e ‘Botës Serbe’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lajmi se ‘Alta Banka’ e Serbisë po fitet në tregun e Maqedonisë e ka detyruar të reagojë edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit.

Kjo parti ka shprehur shqetësimin për, siç thuhet, zhvillimet e fundit në sektorët strategjikë të vendit, ku kapitali dhe ndikimi i Serbisë po konsolidohet përmes një strategjie të koordinuar në telekomunikacion, bankë dhe media.

“Në vetëm pak muaj, Telekom Serbia ka shpallur investime të reja prej 50 milionë eurosh, pas 18 milionëve të derdhur më herët, me objektiv të qartë për t’u bërë operatori kryesor i telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut. Paralelisht, ‘Alta Banka’ e Serbisë po hyn në sektorin bankar përmes blerjes së Stopanska Banka AD Bitola – një proces që pritet të marrë miratimin final nga institucionet rregullatore. Në frontin mediatik, rrjeti Neësmax Balkans dhe kanalet Arena Sport po zgjerojnë praninë kulturore e gjuhësore serbe në tregun e brendshëm. Këto nuk janë investime të zakonshme. Kur telekomunikacioni, bankat dhe media përqendrohen në duart e një aktori të vetëm, krijohet një kapacitet i strukturuar për ndikim politik, ekonomik dhe shoqëror. Në këtë rast, ky aktor është një shtet që e ka artikuluar hapur agjendën e tij për të forcuar ‘Botën Serbe’ në rajon”, thuhet në reagimin e ASH-Taravari.

Më shqetësuesja, vijon më tej reagimi, është heshtja e Qeverisë dhe e institucioneve kompetente. “Banka Popullore dhe Komisioni për Letrat me Vlerë veprojnë si miratues teknikë, pa asnjë analizë të ndikimit strategjik. Ndërkohë, VLEN – që para zgjedhjeve premtonte mbrojtje të interesave kombëtare dhe transparencë – sot hesht përballë një procesi që prek drejtpërdrejt sovranitetin ekonomik dhe sigurinë e shtetit. Alta Banka e Serbisë, e lidhur ngushtë me rrjetin politik të Vuçiçit dhe me Milan Radoiçiçin – organizatorin e aktit terrorist të Banjskës në Kosovë – është në prag të marrjes së kontrollit të Stopanska Banka AD Bitola nga oligarku i listës së zezë amerikane, Orce Kamçev, financues i VMRO-DPMNE. Ky zhvillim, i heshtur nga qeveria, e vendos Maqedoninë e Veriut në trajektoren e rrezikshme Budapest-Beograd-Banja Llukë-Shkup, duke e futur sektorin bankar në orbitën e ‘Botës Serbe’”, thuhet në reagimin e ASH-Taravari, ndërsa ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për miratimin e këtyre transaksioneve deri në realizimin e një analize të plotë të ndikimit strategjik, transparencë të plotë nga qeveria mbi burimin e kapitalit dhe lidhjet e tij politike, por edhe hapjen e një debati publik mbi kontrollin e sektorëve strategjikë nga kapitali i huaj me agjendë politike.

“Sovraniteti nuk cenohet vetëm me ushtri e kufij – ai humbet gradualisht kur ekonomia dhe infrastruktura kritike dorëzohen në duar që nuk i shërbejnë interesit kombëtar”.

JU REKOMANDOJMË

“Do të jemi në Kuvend çdo 48 orë” – PDK ‘barrikadon’ nesër parlamentin

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
13/08/2026 - 23:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë se mbyllja e dyerve të Kuvendit rikthen pamje të errëta për Republikën e Kosovës. Në emisionin “Jehona Politike”...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Specialja njofton për çfarë po intervistohet Ridvan Muharremi
13/08/2026 - 22:19

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Skender Llugiqit, i cili dyshohet se gjatë vizitës në Kuvendin e Kosovës ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku me adresim të ri: Askush s’ka më arsye dhe të drejtë të vonojë krijimin e institucioneve

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, bëhet bashkë me Zef Morinën
13/08/2026 - 21:58

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një adresim lidhur me situatën politike në vend, duke bërë të ditur se LDK-ja do të vazhdojë të...

Më shumëDetails

Hoxhaj nga Shkupi: Kush mendon se Marrëveshja e Ohrit mund të rishkruhet, e ka gabim

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
13/08/2026 - 21:47

Ish-ministri i Jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë sot në Shkup në shënimin e 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Hoxhaj ishte pjesë e panelit...

Më shumëDetails

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse nuk ka hile
13/08/2026 - 20:39

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi duke komentuar situatën e fundit politike pas tërheqjes nga LDK-ja për presidentin, duke theksuar se kjo nëse nuk ka ndonjë hile, kjo ofertë...

Më shumëDetails

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve

Pozicioni i ri i LDK, Mustafa VV-së: Thirreni seancën, themeloni Kuvendin e Qeverinë, Presidenti i të gjithëve
13/08/2026 - 20:31

Besian Mustafa, deputet i LDK-së, ka shkruar për pozicionimin e partisë.LDK u largua nga të gjitha kërkesat, duke thënë se do të qëndrojë në opozitë. Mustafa ka kërkuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për zjarrin në “Gate Club”, dëmi afro një milion euro

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Devijimi i Ibrit”, zbulohet Vuçiq: Javën e ardhshme formohet grupi punues për ndërtimin e hidrocentralit në Ribariq

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-ushtari i UÇK’së thotë se Llugiqi që kërkoi pushkatimin e Haradinajt përmendet nga ish-polici serb si “bashkëpunëtor i Serbisë”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Afro 40 mijë euro para të gatshme, çka u gjet në shtëpinë e të arrestuarit për spiunazh?

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Pas 26 vitesh në polici, dhëndrri i Hashim Thaçit largohet nga puna: Do ta mbaj kokën lart

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë