Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vr’asja e trefishtë në Gjilan, Mefaili me djem ende në arrati

11/08/2025 - 09:50
në Lajme
A A
Vr’asja e trefishtë në Gjilan, Mefaili me djem ende në arrati
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë Kosovën.

Në lidhje me këtë rast tragjik, në kërkim policor janë shpallur tre persona: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engulli që ende nuk janë kapur nga policia.

Dyshohet se fajdja ishte arsyeja që çoi në shkrepjen e armëve, ku humbën jetën tre persona.

Në një konferencë për media, drejtori rajonal i Policisë në Gjilan Adnan Rukiqi, dje bëri të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore dhe është kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar.

Rukiqi tha se janë njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe janë kryer kontrolle me dyshimin për vendndodhjen e të dyshuarve, por ata ende nuk janë gjetur.

I dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person i njohur për organet e drejtësisë dhe ka mbi 30 vepra për raste të ndryshme, përfshirë sulme, fajde, mashtrim, kërcënim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Nga ana tjetër, prokurori i rastit, Isuf Sadiku, deklaroi për media se menjëherë pas marrjes së informacionit kanë ndërmarrë veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe janë realizuar urdhërkontrolle, por të dyshuarit nuk janë gjetur.

Sa i përket motivit të ngjarjes, Sadiku ka deklaruar se është ende herët për të dhënë detaje, pasi do të merren në pyetje të dëmtuarit dhe do të vazhdohet me hetime.

Nga ngjarja e rëndë janë plagosur katër persona, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Njëri nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët në spitalin rajonal të Gjilanit.

Një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa një i pestë ka pësuar lëndime me mjete të forta dhe jo me armë zjarri.

Derisa sot, do të varroset Abedin Hoxha, njëri prej viktimave nga kjo ngjarje makabre.

JU REKOMANDOJMË

VV e kandidon në Istog dhëndrin e biznesmenit që Qeveria e shpërbleu me tenderë të veturave
Kryesore

VV e kandidon në Istog dhëndrin e biznesmenit që Qeveria e shpërbleu me tenderë të veturave

14/08/2025 - 12:02
Përparim Rama emëron një drejtor të ri në Komunën e Prishtinës
Lajme

Përparim Ramës i rikthehet rasti i kontratës 12 milionëshe, Gashi: Ku mbeten paratë, “El Arkitekto”

14/08/2025 - 11:55
Starmer e pret me përqafim Zelenskyn në Londër, nisin diskutimet në Downing Street para takimit Trump-Putin
Lajme

Starmer e pret me përqafim Zelenskyn në Londër, nisin diskutimet në Downing Street para takimit Trump-Putin

14/08/2025 - 11:47
Bajrami i reagon VV-së: Pse s’po tregoni që për përfituar nga fondet e BE-së duhet të krijohet edhe Asociacioni
Lajme

RTK 14 ditë pa paga, Bajrami: 700 familje po presin veç një nënshkrim të Albin Kurtit, padrejtësi dhe abuzim

14/08/2025 - 11:31
Lista e Guxo për Prishtinën, i prin Jeta Statovci
Lajme

Lista e Guxo për Prishtinën, i prin Jeta Statovci

14/08/2025 - 11:28
Ministri izraelit e miraton ndërtimin e vendbanimit që e ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor
Lajme

Ministri izraelit e miraton ndërtimin e vendbanimit që e ndan Jerusalemin Lindor nga Bregu Perëndimor

14/08/2025 - 11:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Gjykata Kushtetuese shpall kundër-kushtetues vendimin e nënshkruar nga Kurti

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Hajrulla Çeku e publikon listën e kandidatëve me të cilët do të garojë në Prishtinë (Emrat)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – çka ndodhi me Mefail Shkodrën dhe djemtë e tij në rastin ku u vranë tre persona në Gjilan

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Jetonte në Serbi, ky është shqiptari nga Malisheva që u arrestua për kri’me lufte (Emri dhe mbiemri)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë