Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qesharake, Qorrolli i VV-së krenohet se është në listë të pritjes: Unë jam kandidati i parë rezervë

13/08/2025 - 17:16
në Lajme
A A
Qesharake, Qorrolli i VV-së krenohet se është në listë të pritjes: Unë jam kandidati i parë rezervë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, mbrëmë nuk e ka pasur të lehtë një debat në RTK.

Për të diskutuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, ai e kishte përballë deputetin e PDK-së, Përparim Gruda.

Juristët e të dy partive jo rrallë u përplasen ashpër.

Zyrtarit të VV-së duket se nuk i pëlqen shumë fakti që nuk ka arritur të bëhet disa herë gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ai u nervozuar fort kur këtë fakt ia përmendi deputeti i PDK-së.

“Sa i përket kualifikimit të gjyqtarëve, z.Qorrolli ka kandiduar për t’u bërë gjyqtar në Kushetuese, masi nuk është zgjedh, është bo zv/ministër. Pas disa muajve, mos ma ndërprej argumentin. Mos u merr me mu ti, kam qenë profesor. Nuk po e pranon debatin. Po du me tregu sa i anshëm është mendimi yt. Masi nuk është zgjedh, VV-ja ka vendos me shpërbly me zv/ministër”, ka thënë Gruda në RTK.

Më pas, Qorrolli reagoi duke thënë se VV-ja nuk e ka shpërblyer.

“Ti nuk bën me u marrë, kandidimi im ka qenë i hapur. Në 2021 kam apliku, në 2023 jam bërë zv/ministër”, është shprehur ai.

Duke u munduar të replikonte me Grudën, Qorrolli tha se atë edhe PDK-ja e ka shpërblyer me postin e deputeti. Ndërsa Gruda, ia ktheu duke thënë se atë për deputet e kanë votuar qytetarët e Kosovës dhe jo partia.

Më tej, Gruda ia rikujtoi Qorrollit se ai nuk ka mundur të bëhet deputet në zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit.

Reagimi i zyrtarit të VV-së ishte epik, duke thënë se është në listën rezervë.

“Unë jam kandidati i parë rezervë, në momentin kur bëhet qeveria unë jam i 49-ti i renditur. Në 2023 jam emeru zëvendësministër, por nuk lidhet kjo me shpërblemi me kësi terma të cilat ti po i flet kuturu”, ka thënë ai

JU REKOMANDOJMË

Deputetët e PDK-së, pyesin sigurimin e qeverisë: A ka ardh kryeministri Kurti në punë?

Deputetët e PDK-së, pyesin sigurimin e qeverisë: A ka ardh kryeministri Kurti në punë?
13/08/2026 - 08:46

Përfaqësues të zgjedhur të PDK-së, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar që të dinë nëse kryeministri në detyrë, Albin...

Më shumëDetails

U tha se kërcënuesi i Haradinajt është familjar i tij, reagon deputeti i Vetëvendosjes

U tha se kërcënuesi i Haradinajt është familjar i tij, reagon deputeti i Vetëvendosjes
13/08/2026 - 08:24

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratave që, sipas tij, kanë për qëllim ta lidhin atë me personin e arrestuar për kanosje ndaj Ramush Haradinajt,...

Më shumëDetails

Krejt çka pamë dje në Kuvend: Ujë, shtyrje, përplasje e akuza mes deputetëve

Krejt çka pamë dje në Kuvend: Ujë, shtyrje, përplasje e akuza mes deputetëve
13/08/2026 - 08:12

Salla e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në arenë përplasjesh të mërkurën. Disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë futur në sallën e Kuvendit,...

Më shumëDetails

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend
12/08/2026 - 23:01

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, pas përplasjeve verbale e fizike në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “nuk zmbarpsen”. Në një postim në FB-në...

Më shumëDetails

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt
12/08/2026 - 22:57

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si...

Më shumëDetails

Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar?

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
12/08/2026 - 22:36

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mohuar se kjo parti ka marrë ftesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për një takim të ri. Gjatë një interviste, ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë