Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

U tha se kërcënuesi i Haradinajt është familjar i tij, reagon deputeti i Vetëvendosjes

13/08/2026 - 08:24
në Lajme
A A
U tha se kërcënuesi i Haradinajt është familjar i tij, reagon deputeti i Vetëvendosjes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratave që, sipas tij, kanë për qëllim ta lidhin atë me personin e arrestuar për kanosje ndaj Ramush Haradinajt, duke i cilësuar këto pretendime si të pabazuara dhe si përpjekje për goditje politike.

Rrustemi ka dënuar edhe gjuhën kërcënuese dhe fyese të përdorur ndaj Haradinajt, duke thënë se dallimet politike nuk duhet të shndërrohen në gjuhë të tillë.

Ai ka sqaruar se personin në fjalë nuk e njeh personalisht, ndërsa si emër e ka dëgjuar gjatë viteve të fundit dhe fushatave, duke e përshkruar si ish-ushtar të UÇK-së që jeton prej më shumë se 25 vitesh në Obiliq.

Reagimi i deputetit:

Së pari, gjuha e personit në fjalë ndaj Ramush Haradinajt është gjuhë e papranueshme e kësisoj e dënueshme. Ajo gjuhë nuk mund të justifikohet pavarësisht nga kush vjen. Sfera publike ka nevojë më shumë se kurrë për racionalitet. Dallimet në bindje politike nuk mund të rrëshqasin në gjuhë kërcënuese e fyese si kjo ndaj Ramush Haradinajt e ndaj askujt tjetër.

Së dyti, aludimet për lidhje familjare me të arrestuarin janë krejtësisht të pabazuara. Personin në fjalë me pa nuk do ta njihja, por si emër kam dëgjuar. Kam dëgjuar vitet e fundit e gjatë fushatave, si ish ushtar i UÇK-së që jeton mbi 25 vite në Obiliq. As nuk e kam pa e as nuk e kam ditur që ndodhet në Kuvend dhe në cilën kohë sa isha unë aty. Është e vërtetë që unë i kam dajtë nga Dobraja e Madhe, ku Llugiqët janë mbi 300 shtëpi. Si kudo, edhe aty ka lloj lloj personash. Nga persona që nuk kanë mbajtur qëndrimin e drejtë për kombin e vendin, deri te ushtarë të shumtë të UÇK-së, e heroi kombëtar nga kjo familje e nga ky fshat.

Nëna ime ka vetëm dy vllëzër, babai i nënës sime ka qenë djal i vetëm. Asnjëri nga të apostrofuarit nuk janë këta. Prandaj çfarëdo tendence për të lidhur emrin tim me këta emra, është veç një përpjekje për goditje politike, të cilat nuk e ndikojnë veprimtarinë time politike.

Pres që ta tërheqin menjëherë shpifjen deputeti Burim Ramadani dhe mediat e caktuara, përndryshe për këtë rast do të ushtroj menjëherë padi.

JU REKOMANDOJMË

Deputetët e PDK-së te dyert e Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Kurti, ai duhet të jetë në Kuvend

Deputetët e PDK-së te dyert e Qeverisë: Këto zyra janë uzurpuar nga deputeti Kurti, ai duhet të jetë në Kuvend
13/08/2026 - 09:03

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar sot aktivitetin politik kundër asaj që ata e quajnë “pengmarrjee të institucioneve nga ana e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”....

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së, pyesin sigurimin e qeverisë: A ka ardh kryeministri Kurti në punë?

Deputetët e PDK-së, pyesin sigurimin e qeverisë: A ka ardh kryeministri Kurti në punë?
13/08/2026 - 08:46

Përfaqësues të zgjedhur të PDK-së, mëngjesin e sotëm kanë bllokuar hyrjen e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar që të dinë nëse kryeministri në detyrë, Albin...

Më shumëDetails

Krejt çka pamë dje në Kuvend: Ujë, shtyrje, përplasje e akuza mes deputetëve

Krejt çka pamë dje në Kuvend: Ujë, shtyrje, përplasje e akuza mes deputetëve
13/08/2026 - 08:12

Salla e Kuvendit të Kosovës është shndërruar në arenë përplasjesh të mërkurën. Disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë futur në sallën e Kuvendit,...

Më shumëDetails

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi”, Donika Gërvalla shkruan pas përplasjeve në Kuvend
12/08/2026 - 23:01

Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, pas përplasjeve verbale e fizike në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ka deklaruar se “nuk zmbarpsen”. Në një postim në FB-në...

Më shumëDetails

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt

48 në paraburgim i dyshuari për kanosjen e Ramush Haradinajt
12/08/2026 - 22:57

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si...

Më shumëDetails

Pas tensioneve në Kuvend, a e ftoi Kurti PDK-në për t’u takuar?

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
12/08/2026 - 22:36

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka mohuar se kjo parti ka marrë ftesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për një takim të ri. Gjatë një interviste, ajo...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë