Kandidati i PDK-së për Kryetar të Skenderait, Sami Lushtaku është takuar në një ndejë miqësore me djalin e Hashim Thaçit, Endritin.
Në këtë takim kanë qenë edhe miq e ish bashkëluftëtar, si: Nuredin Lushtaku, Xhevahir Geci, Jetullah Geci, Rafet Rama edhe të tjerë.
“Me Endrit Hashim Thaçin dhe me shumë bashkëluftëtarë e miq të tjerë!”, ka shkruar Lushtaku në mbishkrimin e fotove të takimit.
Pas mandatit të tij katërvjeçar si nënkryetar i komunës së Skenderajt, Lushtaku e ka marrë besimin e PDK-së që të jetë kandidat i kësaj partie në këtë komunë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.