Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

11/08/2026 - 17:40
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Veriu.info ka siguruar një vendim të Inspektoratit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin institucioni privat shëndetësor “Poliklinika Echo Dent”, Ambulancë e Stomatologjisë – Kabinet për Radiologji-Stomatologji është gjobitur me 8 mijë euro për shkelje të Ligjit për Shëndetësi.

Inspektorët Shëndetësorë gjatë një inspektimi të kryer më 23 mars në “Poliklinika Echo Dent”, kanë konstatuar shkelje të shumta, duke filluar nga:

  • veprimtaria me licencë të skaduar prej vitit 2022 e themeluesit të saj, Dr. Hysni Gërguri,
  • puna pa licencë e teknikut të radiologjisë, Naim Cimili, pasi që edhe këtij i kishte skaduar licenca në vitin 2023,
  • puna pa licencë e infermierit, Petrit Gashi, të cilit i kishte skaduar licenca në vitin 2023,
  • puna pa licencë e Dr. Agron Gërguri, të cilit i kishte skaduar në vitin 2023,
  • puna pa licencim në DLA/MSh e Dr. Faton Gërguri – specialist i protetikës stomatologjike, i cili nuk ishte i lajmëruar si personel në këtë institucion privat shëndetësor,
  • puna pa licencim në DLA/MSh e Dr. Elda Filaj Gërguri – doktor i stomatologjisë, e cila nuk ishte i lajmëruar si personel në këtë institucion privat shëndetësor,
  • puna pa licencë e infermieres, Valbonë Haliti Gashi, të cilës i kishte skaduar licenca në vitin 2023,
  • puna pa licencë e infermierit, Abedin Maxhuni, të cilit në DLA/MSh i kishte skaduar licenca në vitin 2023.

Gjetjet e shkeljeve ligjore nga inspektorët shëndetësorë në “Poliklinika Echo Dent”, kanë vazhduar edhe gjatë inspektimit në bodrumin e institucionit, ku është konstatuar se pa licencë nga Divizioni për Licencim dhe Akreditim i Ministrisë së Shëndetësisë ofroheshin shërbime estetike. Aty gjithashtu janë gjetur pajisje dhe aparatura përcjellëse, inventar, material të nevojshëm si dhe material shpenzues, për të cilën institucioni privat shëndetësor “Poliklinika Echo Dent”, Ambulancë e Stomatologjisë, Kabinet për Radiologji-Stomatologji, në Prishtinë, nuk posedonte licencë nga DLA/MSh, për ushtrim si veprimtari.

“Në dhomën ku ofrohej shërbimi estetik u gjetën shtrati për aplikimin e trajtimeve të ndryshme estetike, centrifuga laboratorike për PRP, Dr.pen Auto Microneedle System, LED Beauty Mask, pako të shumta me shiringa të pa përdorura, epruveta të pa përdorura për PRP, peçeta dhe vatë pambuku për pastrim, pako me dorëza jo sterile njëpërdorimëshe, lidhësja e Esmarkut, maska të ndryshme për fytyrë (24k Gold Facial, Israel’s Deep Sea Mineral Mud), brusha për shpërndarjen e maskave, Pasqyrë Lemon Bottle, After cream (krëm qetësues pas procedurave kirurgjike), shishe të Alkool-it 11, dezinfektues dhe material shpenzues”, thuhet në arsyetimin e vendimit për gjobitjen e “Poliklinika Echo Dent” të siguruar nga Veriu.info.

Në vendim bëhet se ditur se gjatë inspektimit në njërën nga shportat e mbeturinave të “Poliklinika Echo Dent” mes të tjerave janë gjetur edhe disa palë dorëza të përdorura njëpërdorimëshe, në mesin e të cilave kishte edhe dorëza me gjak, 2 shiringa me gjak të freskët, 2 shiringa me plazmë, 2 epruveta me gjak të freskët, peçeta dhe vata pambuku për pastrim të grimit të përdorura.

“Gjatë inspektimit në hapësirat e këtij institucioni, konstatuam se në këtë institucion është ushtruar veprimtari estetike, në kundërshtim me Nenin 42, paragrafi 1, të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi. Inspektorati Shëndetësor konstatoi se veprimtaria estetike, e ofruar në institucionin privat shëndetësor “Poliklinika Echo Dent”, Ambulancë e Stomatologjisë, Kabinet për Radiologji-Stomatologji, në Prishtinë, nuk është evidentuar në regjistër të pacientëve sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2010 për Dokumentet Shëndetësore, as në databazë elektronike të të dhënave, në kundërshtim me Nenin 52, paragrafi 2, nën paragrafi 2.1 dhe 2.2, të Ligjit Nr. 04/L-125 për Shëndetësi”, thuhet në vendimin e Inspektoratit Shëndetësor të siguruar nga Veriu.info.

Në fund të inspektimit, Inspektorati Shëndetësor i Republikës së Kosovës, ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë shëndetësore në hapësirën e dhomës ku ofrohej shërbimi estetik, në kuadër të institucionit privat shëndetësor “Poliklinika Echo Dent”.

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Poliklinika Echo Dent” për këtë vendim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

LEXONI EDHE:

Klinika e ish Miss Kosova, Roksana Ibrahimi, u kap duke ofruar implante, Sinus Lifting e filler pa licencë, por u gjobit me vetëm 3 mijë euro

JU REKOMANDOJMË

Sejdiu reagon edhe njëherë tjetër pas insistimit të Muratit: Kam njoftuar tërheqjen time

Sejdiu reagon edhe njëherë tjetër pas insistimit të Muratit: Kam njoftuar tërheqjen time
06/10/2026 - 18:14

Bekim Sejdiu ka përsëritur edhe njëherë tjetër qëndrimin e tij për heqjen dorën nga kandidimi për president. “Kam njoftuar krerët e LDK-së dhe Kryeministrin Kurti se unë nuk...

Më shumëDetails

Haradinaj: Albin Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, po e çon vendin në zgjedhje

Haradinaj: Albin Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, po e çon vendin në zgjedhje
06/10/2026 - 18:06

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Albin Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve dhe se me këtë po i jep një goditje UÇK’së duke e...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: Po punon me e zhbë Kosovën, keqbërës patologjik

Haradinaj për Kurtin: Po punon me e zhbë Kosovën, keqbërës patologjik
06/10/2026 - 17:47

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, lidhur me zhvillimet politike dhe çështjen e miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e...

Më shumëDetails

Hamza: Kemi më shumë se një emër për President, s’pranoj dhe s’refuzoj emra që s’janë prpopozuar

Hamza: Kemi më shumë se një emër për President, s’pranoj dhe s’refuzoj emra që s’janë prpopozuar
06/10/2026 - 17:40

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza tha se kanë “më shumë se një emër” për President. I pyetur në një konferencë për media për emrat, Hamza tha se do...

Më shumëDetails

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t’dojnë le të votojnë
06/10/2026 - 17:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ndër tjerash sot tha se për të votuar ligjin për...

Më shumëDetails

Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t’dojnë le të votojnë

Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t’dojnë le të votojnë
06/10/2026 - 17:26

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, i është përgjigjur kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas konferencës së këtij të fundit, duke i bërë një kundërofertë për miratimin e ndryshimeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1020 Shpërndaje
    Shpërndaje 408 Tweet 255
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Skandal: Wizz Air lë pasagjerët shqiptarë dy ditë në aeroportin e Barcelonës

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë