Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngërçi në kuvend, analistët e shohin si mundësi reale shkuarjen në zgjedhje

15/08/2025 - 12:29
në Lajme
A A
Ngërçi në kuvend, analistët e shohin si mundësi reale shkuarjen në zgjedhje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi për konstituimin e kuvendit mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së një marrëveshjeje politike ndërmjet partive parlamentare. Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili përcakton hapat ligjorë për formimin e institucioneve, subjektet kryesore politike nuk kanë arritur të gjejnë një konsensus për dalje nga kriza.

Hulumtuesja e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë efekt juridik,  pati apo s’pati marrëveshje politike.

‘’Është kuptueshme që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë efekt juridik. Nëse nuk arrihet një marrëveshje politike kemi të bëjmë me shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ky aktgjkykim do të shërbejë edhe për rastet në të ardhmen”, tha Blerina Istrefi, hulumtuese në GLSP.

Analsiti politik, Dorajet Imeri, konsideron se në mungesë të një marrëveshjeje politike si zgjidhja e vetme për të dalë nga ngërçi politik janë edhe zgjedhjet.

“Zgjedhjet në demokraci janë gjithmonë një mundësi e mirë. Aktualisht situata politike në vend është vërtetë jashtë cdo parashikueshmërie. Natyrisht që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të sqaronte sado pak situatën. Natyrisht, situata aktuale politike ka shumë vështirësi të cilat nuk mund  të kalohen lehtësisht. Unë konsideroj se partitë politike duhet të shohin në një të ardhme no të largët mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve të reja që do të kapërcente këtë ngërç të madh politik. Por, edhe shkuarja në zgjedhje nuk mund të bëhet do si do, pa një vullnet politik fillimisht dhe pa një mekanizëm të qartë ligjor që do të  siguronte ruajtjen e rendit politik dhe kushtetues”, tha Imeri për RTV21

Edhe analisti tjetër politik, Arbnor Sadiku, vlerëson se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të jenë mundësi reale për mbylljen e bllokadës.

‘’Nëse nuk gjendet edhe pas një afati shtesë që koalicioni fitues të bëjë Qeverinë atëherë mbetet që presidentja ose t’i thërras partitë politike për konstituimin e kuvendit ose t’i shpall zgjedhjet e jashtëzakonshen pasi që po vërehet se asnjëra palë nuk i kanë votat për ta themeluar qeverinë e ardhshme’’, tha Sadiku.

Vetëvendosje së fundmi thotë se do ta presin publikimin e plotë të vendimit të Kushtetueses./

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet personi që kërcënoi Ramush Haradinajn

Bashkëpunimi me CIA, Haradinaj përmend afatin 25-vjeçar për të heshtur: S’do të guxoja të flisja po të mos e përmendte Rubin
12/08/2026 - 20:54

Është arrestuar i dyshuar për kërcënimin ndaj ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Më shumëDetails

Kërcënimi ndaj Ramush Haradinajt, aktivizohet Prokuroria

Haradinaj: Kujtesa historike duhet të mbetet udhërrëfyes për të ardhmen
12/08/2026 - 20:30

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka nisur hetimet ndaj kërcënimit që i është bërë sot deputetit Ramush Haradinaj. Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se është autorizuar Policia për...

Më shumëDetails

“Ramushi është legjendë”, Kadrijaj e ashpër pas thirrjes së mërgimtarit për pushk@timin e Haradinajt

“Ramushi është legjendë”, Kadrijaj e ashpër pas thirrjes së mërgimtarit për pushk@timin e Haradinajt
12/08/2026 - 19:59

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër pas thirrjes së një mërgimtari për pushkatimin e Ramush Haradinajt, e cila u bë sot brenda sallës së Kuvendit të...

Më shumëDetails

Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend

Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
12/08/2026 - 19:49

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, shprehet se “thirrja e sotme për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, brenda institucionit më të lartë të...

Më shumëDetails

Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time

Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time
12/08/2026 - 19:28

Shpend Ahmeti, ka folur për periudhën e tij në krye të Komunës së Prishtinës. Ai në DPT te Fidani në Klan Kosova ka thënë se ka punuar shumë...

Më shumëDetails

Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodh

Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte edhe kandidatin edhe kundërkandidatin për President
12/08/2026 - 19:17

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Arian Tahiri, është pyetur në Frontal në T7 për deklaratën e deputetit të zgjedhur të PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë