Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Valë arrestimesh në Turqi – kapet kryetari i komunës së Beyoglut, bashkë me 40 zyrtarë

15/08/2025 - 13:38
në Lajme
A A
Valë arrestimesh në Turqi – kapet kryetari i komunës së Beyoglut, bashkë me 40 zyrtarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoritetet turke kanë goditur sërish opozitën. Të premten, policia turke ka arrestuar kryetarin e komunës së Beyoglut në Stamboll, Inan Guney, së bashku me 40 zyrtarë të tjerë, si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Lajmi është bërë i ditur nga media turke Birgun, e cila shkruan se në pranga kanë përfunduar edhe truproja, këshilltari dhe ndihmësi i Guneyt. Ai është dërguar menjëherë në paraburgim, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

Guney vjen nga Partia Popullore Republikane (CHP), partia më e madhe opozitare në Turqi, e cila këtë vit është përballur me një valë të paprecedentë arrestimesh, sidomos në komunat që kontrollon.

Kujtojmë se në mars është arrestuar edhe kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu – kandidati presidencial i CHP-së për zgjedhjet e ardhshme. Arrestimi i tij kishte nxitur protestat më të mëdha në vend që nga viti 2013.

Sipas një analize të Reuters, më shumë se 500 persona janë ndaluar që nga tetori i kaluar, në kuadër të kësaj fushate të gjerë hetimore.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se operacioni synon “një rrjet të korruptuar që është si ‘oktapod me krahë që shtrihen në pjesë të tjera të Turqisë dhe jashtë saj’”.

Edhe pse zgjedhjet presidenciale janë të parashikuara për vitin 2028, spekulohet se Erdogan mund të synojë rikandidim të hershëm, përmes një ndryshimi kushtetues që do t’i lejonte një mandat të tretë.

Nga ana tjetër, kritikët e kanë cilësuar këtë fushatë arrestimesh si të motivuar politikisht, me qëllim që të eliminohen rivalët kryesorë të Erdoganit përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Qeveria turke vazhdon të këmbëngulë se gjykatat janë të pavarura dhe se vendimet nuk ndikohet nga politika.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria ia aprovon kërkesën e RTK-së për huamarrje, ia lëshon 2,540,000 euro
Lajme

Qeveria ia aprovon kërkesën e RTK-së për huamarrje, ia lëshon 2,540,000 euro

15/08/2025 - 18:02
Trump niset drejt Alaskës për ta takuar Putinin
Kuriozitete

Trump drejt Alaskës për takimin me Putinin, fluturimi ndiqet nga mbi 12 mijë persona

15/08/2025 - 17:36
Drejtoria e Kulturës në Prishtinë në kolaps financiar – vonon shpalljen e fituesve të subvencioneve
Lajme

Drejtoria e Kulturës në Prishtinë në kolaps financiar – vonon shpalljen e fituesve të subvencioneve

15/08/2025 - 17:28
Clinton thotë se do ta nominonte Trumpin për Nobelin për Paqe nëse do t’i jepte fund luftës së Ukrainës pa humbur territore
Lajme

Clinton thotë se do ta nominonte Trumpin për Nobelin për Paqe nëse do t’i jepte fund luftës së Ukrainës pa humbur territore

15/08/2025 - 17:08
“Gatuajeni mishin e shkrirë menjëherë”, IKSHPK jep këshilla për parandalimin e shumimit të mikrobeve në ushqim
Lajme

“Gatuajeni mishin e shkrirë menjëherë”, IKSHPK jep këshilla për parandalimin e shumimit të mikrobeve në ushqim

15/08/2025 - 17:02
Trump me mesazh të fuqishëm për Putinin
Lajme

Trump me mesazh të fuqishëm për Putinin

15/08/2025 - 16:59

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare

    Dërguti: Në vitin 2019 me Hashim Thaçin kemi qenë në prag të një marrëveshje përfundimtare

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LVV-ja ia shuan shpresat NISMËS për postin e kryeparlamentarit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Arrestohet zyrtari korrektues për ndihmë në arratisjen e Gjorgje Radomiroviq nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Na dhanë një dhomë krejt tjetër, bar-i ishte pa higjienë, pa peshqirë”, Brahimi denoncon publikisht Hotelin Grand Belushi

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Prokuroria kërkon që Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë 3 vëllezërit (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë