Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KEDS ndërpret masivisht energjinë për bizneset pa marrëveshje me furnizues – cilat janë pasojat për ekonominë?

16/08/2025 - 16:16
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
KEDS ndërpret masivisht energjinë për bizneset pa marrëveshje me furnizues – cilat janë pasojat për ekonominë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS) në Kosovë ka bërë të ditur të shtunën se ka filluar shkyçjen e rreth 450 bizneseve nga rrjeti, për shkak të përfundimit të afatit të përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues tjerë të energjisë.

Këtë paralajmërim e ka bërë më 13 gusht edhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE), pasi shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka vendosur në të mirë të këtij institucioni, kur e ka shqyrtuar lëndën në të cilën është bërë kërkesë për shtyrjen e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike.

Në treg të hapur kanë dalë 1.300 kompani me rreth 10 mijë njehsorë.

KEDS-i ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook se disa njehsorë do të shkyçen nga distanca, ndërsa pjesa tjera fizikisht te kompanitë, dhe që tashmë janë mobilizuar ekipet në gjithë Kosovën.

Vendimi i ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë ka hyrë në fuqi më 1 qershor.

Sipas vendimit, të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë, ose qarkullim mbi 10 milionë euro në vit, janë detyruar të kalojnë në tregun e hapur të energjisë.

Për të mos mbetur pa energji, bizneset janë furnizuar përkohësisht – në periudhën 1 qershor deri më 31 korrik – nga Korporata Energjetike e Kosovës, në cilësinë e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

Aktualisht, në Kosovë janë të licencuara 22 kompani për tregtim me energji, ndërsa tre të tjera janë në proces të licencimit.

Në mesin e tyre përfshihet edhe Operatori për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) dhe KEK-u.

Deri më 31 korrik, mbi 250 biznese private kanë nënshkruar kontratë me KESCO-n, ndërkohë që janë në pritje edhe dhjetëra kërkesa të tjera.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë e kanë pranuar me shqetësim vendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale.

Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se do ta vazhdojë betejën përmes mjeteve ligjore që i ka dispozicion.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka thënë të shtunën se pasojat e këtij vendimi do të jenë dramatike.

“Mbyllje të aktiviteteve biznesore, humbje të prodhimit vendor, rritje të importit, rritje të çmimeve dhe varfërim të mëtejmë të qytetarëve”, ka thënë ajo përmes një reagimi publik, duke iu bërë thirrje institucioneve të vendit që të ndërhyjnë dhe ta ndalin këtë proces.

Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.

Në vendet e Bashkimit Evropian, procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka filluar në fund të viteve ’90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët.

Në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.

JU REKOMANDOJMË

Gruda: Një Kuvend që është konstituar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të prodhojë institucione kushtetuese

Gruda: Një Kuvend që është konstituar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të prodhojë institucione kushtetuese
15/09/2026 - 09:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka bërë të ditur se partia e tij ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar vendimin e...

Më shumëDetails

PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet

PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet
15/09/2026 - 09:36

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se PDK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e votimit të Qeverisë së re, e cila...

Më shumëDetails

Zhduket një grua në Prizren

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
15/09/2026 - 09:24

Një grua është raportuar ë zhdukur në Prizren të hënën në mbrëmje. “Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e...

Më shumëDetails

PDK sërish në Kushtetuese, dorëzojnë në kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re

PDK sërish në Kushtetuese, dorëzojnë në kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re
15/09/2026 - 09:14

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe sot Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online. Deputeti Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, kanë dorëzuar në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e...

Më shumëDetails

Alarmi i Kongresmenit: Haga të mos vendos me paragjykime për Hashim Thaçin dhe tjerët, Ballkani është fuçi baruti

Alarmi i Kongresmenit: Haga të mos vendos me paragjykime për Hashim Thaçin dhe tjerët, Ballkani është fuçi baruti
15/09/2026 - 08:51

Kongresmeni amerikan Keith Self ka ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm të paragjykimeve politike në vendimet e institucioneve të drejtësisë në Hagë, në prag të vendimit ndaj ish-presidentit...

Më shumëDetails

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve
15/09/2026 - 08:42

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa më 16 shtator...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë