Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në kohë “rekord” shkyçen 90% e bizneseve që nuk kanë dalë në treg të lirë, këputja e rrymës vazhdon nesër

17/08/2025 - 23:18
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Në kohë “rekord” shkyçen 90% e bizneseve që nuk kanë dalë në treg të lirë, këputja e rrymës vazhdon nesër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëntëdhjetë për qind e bizneseve janë shkyçur më 16 gusht nga furnizimi me energji elektrike, ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të shkyçen gjatë ditëve të ardhshme.

Lulzim Krasniqi nga KEDS ka thënë se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur shkyçje të bizneseve nga rrjeti energjetik pasi është ditë pushimi, por një gjë e tillë do të vazhdojë javën tjetër.

“Shumica e mbi 1400 njehsorëve elektrikë, të identifikuar si prona të kompanive, janë shkyçur gjatë ditës së djeshme, janë diku 90 për qind e atyre janë shkyçur. Pjesa tjetër e mbetur do të shkyçen në ditët në vijim, nëse nuk arrijnë marrëveshje me ndonjë nga furnizuesit e licencuar nga ZREE-ja”, ka thënë ai.

Pas vendimit të Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Dytë dhe njoftimit të pranuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, KEDS ka njoftuar bizneset që nuk kanë lidhur kontrata se do të detyrohen të zbatojnë vendimet duke paralajmëruar se mosveprimi do të rezultojë në shkyçje nga rrjeti duke filluar nga data 16 gusht.

KEDS ka theksuar se e ka të ndaluar ligjërisht të lejojë vazhdimin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët që nuk kanë marrëveshje të vlefshme me një furnizues të licencuar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përmes një reagimi ka thënë se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedural, derisa ka apeluar Qeverinë e Kosovës dhe ZRRE-në që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent.

“Ne ritheksojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE, e përkrahur në heshtje nga të gjitha institucionet relevante, do të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, përfshirë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike, rritje të çmimit të produkteve, rrezikimin e mijëra vendeve të punës, uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet që po rriten çdo ditë dhe mbylljen e një numri të madh veprimtarish biznesore”, thuhet në reagimin e DhTIK.

Se do ta vazhdojnë betejën ligjore ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), kanë thënë edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës duke paralajmëruar mundësinë e ngritjes së çështjes në Gjykatën Supreme dhe nëse është e nevojshme, edhe në atë Kushtetuese.

Shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti i furnizimit me energji elektrike nga KEDS e ka quajtur persekutim Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) teksa kjo parti i bëri thirrje Prokurorisë Speciale që të merret sa më parë me institucione siç janë Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe asessi të mos mbetet e pa ndëshkuar.

Ndërsa Partia Demokratike e Kosovës shkyçjen e bizneseve nga rrjeti i energjisë elektrike e ka cilësuar si një katastrofë kombëtare ekonomike duke theksuar se kjo situatë rrezikon mbi 100 mijë familje në Kosovë, për shkak të mungesës së furnizimit me energji dhe ndërprerjes së aktivitetit ekonomik të bizneseve.

Reagime ka pasur edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila ka theksuar se bizneset e Kosovës kanë mbetur në mëshirë të mafisë energjetike.

JU REKOMANDOJMË

Gruda: Një Kuvend që është konstituar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të prodhojë institucione kushtetuese

Gruda: Një Kuvend që është konstituar në mënyrë jokushtetuese nuk mund të prodhojë institucione kushtetuese
15/09/2026 - 09:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka bërë të ditur se partia e tij ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të kontestuar vendimin e...

Më shumëDetails

PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet

PDK e konteston në Kushtetuese votimin e Qeverisë, Tahiri: Do t’i sfidojmë të gjitha vendimet
15/09/2026 - 09:36

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se PDK-ja ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e votimit të Qeverisë së re, e cila...

Më shumëDetails

Zhduket një grua në Prizren

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
15/09/2026 - 09:24

Një grua është raportuar ë zhdukur në Prizren të hënën në mbrëmje. “Është raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e...

Më shumëDetails

PDK sërish në Kushtetuese, dorëzojnë në kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re

PDK sërish në Kushtetuese, dorëzojnë në kërkesën për kontestimin e vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re
15/09/2026 - 09:14

Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar edhe sot Gjykatës Kushtetuese, raporton Ekonomia Online. Deputeti Përparim Gruda dhe Arian Tahiri, kanë dorëzuar në Kushtetuese, kërkesën për kontestimin e...

Më shumëDetails

Alarmi i Kongresmenit: Haga të mos vendos me paragjykime për Hashim Thaçin dhe tjerët, Ballkani është fuçi baruti

Alarmi i Kongresmenit: Haga të mos vendos me paragjykime për Hashim Thaçin dhe tjerët, Ballkani është fuçi baruti
15/09/2026 - 08:51

Kongresmeni amerikan Keith Self ka ngritur shqetësime për ndikimin e mundshëm të paragjykimeve politike në vendimet e institucioneve të drejtësisë në Hagë, në prag të vendimit ndaj ish-presidentit...

Më shumëDetails

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve
15/09/2026 - 08:42

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa më 16 shtator...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kusari-Lila nënshkruan vendimin që rregullon çmimet e naftës në tregun Kosovar

    Mandati i ri si ministre për Kusari-Lilen, ky është veprimi i parë i saj

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Prokuroria po interesohet për pronat e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit (Video)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Një vend ku t’i kapin armët” – Mërgim Lushtaku: Nëse dënohen krerët e UÇK-së, Kosova ka me qenë në rrezik

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm të mërkurën, a lirohet me automatizëm?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Po vjen komandanti”, Leonora Jakupi lanson këngën për çlirimtarët

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë