Gjatë muajve qershor dhe korrik 2025, Policia e Kosovës ka raportuar 30 incidente me të shtëna armësh gjatë ahengjeve, duke arrestuar 34 persona dhe konfiskuar dhjetëra armë e municione
Për të parandaluar tragjeditë, Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi, kërkon bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.
Postimi i plotë i MPB-së:
Gjatë muajit Qershor-Korrik 2025 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 30 raportime nga qytetarët, ka hapur 27 raste, ka konfiskuar 30 armë, ka konfiskuar 232 municione, dhe ka arrestuar 34 persona.
Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.
Raportoni për festime të lumtura e të sigurta:
* TEL: 192
* [email protected]
* Aplikacioni “Lajmero Policine”
* Në stacionin më të afërt
Festo me zemër, jo me armë!
Kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor. Kjo fushatë është mbështetur nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetëm e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian ose të kontribuesve në Fondin e Mirëbesimit.