Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arsyetimi i Kushtetueses, ja pse Dehari e shkeli Kushtetutën dhe pse Haxhiu mund të kandidohet vetëm tri herë

18/08/2025 - 15:56
në Kryesore, Lajme
A A
Arsyetimi i Kushtetueses, ja pse Dehari e shkeli Kushtetutën dhe pse Haxhiu mund të kandidohet vetëm tri herë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi Aktgjykimin e plotë ku u konstatua uzurpimi procedural dhe tejkalimi i kompetencave formale dhe solemne nga Avni Dehari për të imponuar formimin e komisionit për votim të fshehtë që nga seanca konstitutive e e datës 29 qershor 2025. Kjo, në termat më të qartë, u shpall jokushtetuese.

Me aktgjykimin (KO193/25 dhe KO196/25), Kushtetuesja jo vetëm që e rrëzoi në tërësi arbitraritetin e Kryesuesit të Seancës Konstituive për tejkalim të rolit të tij kushtetues, por gjithashtu sqaroi se kandidatët për Kryetar të Kuvendit mund të propozohen vetëm deri në tre herë – interpretim që u nxor duke u bazuar në analogji me zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit.

Gjykata Kushtetueses konstatoi se Kryesuesi i Seancës Konstituive shkelte dispozitat kushtetuese duke ndryshuar rendin e ditës dhe duke shtyrë përpara një mekanizëm të votimit të fshehtë që nuk parashihet në Rregulloren e Kuvendit si akt ligjor. Duke iu referuar nenit 8.4 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Gjykata theksoi se Seanca Konstituive ka një rend të vetëm të ditës strikt dhe të pandryshueshëm: verifikimi i mandateve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e Kryetarit dhe zgjedhja e Nënkryetarëve. Me përpjekjen për të futur një hap shtesë – krijimin e një komisioni për votim të fshehtë – Kryesuesi tejkaloi kompetencat e tij, e konstatuar shprehimisht nga GjK.

Aktgjykimi tha se: “Rendi i ditës i seancës konstituive është i pandryshueshëm dhe nuk mund të ndryshohet pas fillimit të saj.”

Gjykata deklaroi gjithashtu se veprimet e Kryesuesit përbënin shpërfillje të hapur të aktgjykimit të saj të mëhershëm (KO124/25), i cili i kishte urdhëruar deputetët që të përfundonin Seancën Konstituive brenda 30 ditësh me zgjedhjen e Kryetarit dhe Nënkryetarëve.

“Kryesuesi i Seancës Konstituive nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës… dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës”.

Gjykata rikujtoi gjithashtu se Kushtetuta nuk parashikon votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.

“Kushtetuta nuk përcakton mënyrën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit”.

Pse një kandidat mund të propozohet vetëm tre herë?

Sqarim i rëndësishëm në aktgjykim lidhet po ashtu me numrin e herëve që një kandidat për Kryetar të Kuvendit mund të propozohet. Gjykata përfundoi se një kandidat mund të paraqitet vetëm deri në tre herë, duke u mbështetur në logjikën e dispozitave kushtetuese analoge.

Në arsyetimin e saj, Gjykata theksoi: “Votimi i hapur për Kryetarin e Kuvendit mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Ky interpretim bazohet në parimin e funksionalitetit institucional. Gjykata përdori analogji me nenin 86 të Kushtetutës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, i cili lejon vetëm tre raunde votimi para se të shpallen zgjedhje të reja, dhe me ligjin që rregullon Avokatin e Popullit, i cili gjithashtu kufizon ripropozimet.

Aktgjykimi thekson: “Kufizimi i numrit të propozimeve është thelbësor për të shmangur bllokimin e institucioneve dhe për të garantuar konkurrencë të drejtë”.

Mesazhi që doli:

Kuvendi duhet të respektojë rendin kushtetues, deputetët duhet të kryejnë detyrat e tyre me transparencë përmes votimit të hapur, ndërsa forcat politike duhet të gjejnë konsensus brenda kufijve të Kushtetutës dhe jo përmes obstruksionit proceduror.

Siç thekson vetë Gjykata: “Deputetët e zgjedhur të Kuvendit… janë të obliguar të përfundojnë seancën konstituive duke zgjedhur Kryetarin dhe Nënkryetarët e tij brenda 30 ditëve”.

JU REKOMANDOJMË

Tafë Çeku: “Nuk e helmoj popullin tim”, pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave

Tafë Çeku: “Nuk e helmoj popullin tim”, pi qumësht para kamerës për t’iu përgjigjur kritikave
07/07/2026 - 18:28

Për t’iu përgjigjur të gjithë atyre që kanë ngritur dyshime se qumështi nuk është 100 për qind natyral, Tafë Çeku përmes një lidhje dirkte në emisionin “Kosova Live”...

Më shumëDetails

OBSH paralajmëron Evropën- Një tjetër valë e të nxehtit po afrohet, temperaturat pritet të arrijnë 43°C

OBSH paralajmëron Evropën- Një tjetër valë e të nxehtit po afrohet, temperaturat pritet të arrijnë 43°C
07/07/2026 - 18:11

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH paralajmëroi se Evropa mund të përballet me “javë më vdekjeprurëse”, me një tjetër valë të nxehtë intensive që po formohet mbi Atlantik. Temperaturat...

Më shumëDetails

Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër

Në pritje të certifikimit dhe kthimit të Kryeministrit nga simpoziumi, rruga për krijimin e institucioneve e hapur nga nesër
07/07/2026 - 17:58

Procedurat ankimore përfunduan dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit mund të certifikohen, dhe me gjasë kjo do të bëhet qysh nesër në një mbledhje të...

Më shumëDetails

Sulmi në KKZ/ Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit

Sulmi në KKZ/ Apeli ia zbut dënimin Dejan Pantiqit
07/07/2026 - 17:50

Gjykata e Apelit ka marrë vendim përmes të cilit ia ka zbutur dënimin Dejan Pantiqit nga 2 në 1 vit burgim lidhur me akuzën për sulmin terrorist ndaj...

Më shumëDetails

Ardian Gjini: Të hiqet testi i arritshmërisë, streson nxënësit dhe nuk ka rezultate reale

Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
07/07/2026 - 17:38

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka kërkuar heqjen e Testit të Arritshmërisë, duke vlerësuar se ai ka dështuar ta përmbushë qëllimin për të cilin është krijuar dhe se...

Më shumëDetails

Erdogan pret lajme të mira për blerjen e avionëve amerikanë: Trump gjithmonë e ka mbajtur fjalën

Erdogan pret lajme të mira për blerjen e avionëve amerikanë: Trump gjithmonë e ka mbajtur fjalën
07/07/2026 - 17:30

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan la të kuptohet sot se beson se një marrëveshje është afër për blerjen nga Ankaraja të avionëve luftarakë amerikanë F-35 dhe motorëve të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë