Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KDI: Aktgjykimi sqaroi kufijtë kushtetues, Dehari tejkaloi mandatin, tash ta thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës

18/08/2025 - 16:55
në Lajme
A A
KDI: Aktgjykimi sqaroi kufijtë kushtetues, Dehari tejkaloi mandatin, tash ta thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) pas publikimit të aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese rreth bllokadës në Kuvend i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës konstituive.

KDI tha se aktgjykimi ka krijuar qartësi kushtetuese për rolin dhe përgjegjësitë që kanë palët në Kuvend.

“KDI i bën thirrje Kryesuesit të seancës konstituive, z. Avni Dehari, që të thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës konstituive dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej aktgjykimit, duke ftuar grupin më të madh parlamentar që të propozojë kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit, si dhe të procedojë me votimin e hapur. Kjo përbën një detyrim të qartë, që nuk lë vend për interpretime politike apo zvarritje të mëtutjeshme procedurale”.

KDI ka vlerësuar se aktgjykimi i plotë i publikuar sot nga Gjykata Kushtetuese përbën një zhvillim të rëndësishëm drejt rivendosjes së rendit kushtetues dhe institucional, në funksion të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Përmes këtij vendimi, KDI tha se gjykata ka sqaruar kufijtë kushtetues të seancës konstituive dhe ka konstatuar se veprimet e ndërmarra dhe seancat e mbajtura pas 26 qershorit ishin në kundërshtim me aktgjykimin e mëparshëm KO124/25.

“Po ashtu, është konstatuar se Kryesuesi i seancës, në ushtrimin e kompetencave të tij, ka tejkaluar mandatin kushtetues, duke ndryshuar rendin e ditës dhe shtyrë përpara veprime që bien ndesh me detyrimet e përcaktuara qartë nga Gjykata. Me këtë vendim, është rikthyer qartësia kushtetuese mbi rolin dhe përgjegjësitë e të gjitha palëve në këtë fazë të ndjeshme politike”.

Gjithashtu, KDI u bëri thirrje subjekteve parlamentare dhe të gjithë deputetëve që të veprojnë në përputhje me mandatin e tyre dhe me përgjegjësinë e tyre kushtetuese për të siguruar funksionalitetin e Kuvendit, si një institucion thelbësor i rendit demokratik në vend.

“Kuvendi duhet të rikthehet në funksion pa vonesa të mëtejme. Procesi i konstituimit nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike apo përpjekjeve për interpretim të situatës përtej konturave që tashmë janë qartësuar nga Gjykata”./Express/

JU REKOMANDOJMË

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër

Dehari në “seancë” me vizitorë nga diaspora, Kuvendi: U pritën 432 bashkatdhetarë, aktiviteti vazhdon edhe nesër
11/08/2026 - 16:57

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për pritjen që iu kanë bërë vizitorëve nga diaspora në kuadër të një aktiviteti të nisur “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Në foton e parë...

Më shumëDetails

Inxhinieri serb: Askush s’do të lejonte ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kjo s’ka lidhje me logjikën e shëndoshë

Inxhinieri serb: Askush s’do të lejonte ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, kjo s’ka lidhje me logjikën e shëndoshë
11/08/2026 - 16:53

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërcënoi të dielën se do ta ndryshojë rrjedhën e ujit të lumit Ibër për shkak të, siç tha, sjelljes së autoriteteve të Kosovës...

Më shumëDetails

“Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

“Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit
11/08/2026 - 16:50

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka folur për KosovaLive në T7 lidhur me largimin gradual të KFOR-it nga Ura e Ibrit në Mitrovicë. Veseli ka thënë se meritat...

Më shumëDetails

Ramadani u përgjigjet deputetëve të LVV-së: Kanë mendje fëmijësh, as nuk kuptojnë e as nuk duan të mësojnë

Ramadani: Me bllokimin e rrugëve në veri, Policia, po tregon se kontrabandimi është tepër i madh!
11/08/2026 - 16:32

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, u është përgjigjur deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas ironizimeve të tyre lidhur me letrën që ai kishte dërguar në NATO për largimin e...

Më shumëDetails

Kusari-Lila del me një afat për konstituimin e Kuvendit: Mund të jenë 30 ditë prej nisjes së seancës

Kusari-Lila del me një afat për konstituimin e Kuvendit: Mund të jenë 30 ditë prej nisjes së seancës
11/08/2026 - 16:16

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e ka dhënë një afat të ri se kur mund të konstituohet Kuvendi i Kosovës kur u pyet nga gazetarët për thirrjen e...

Më shumëDetails

Detaje se si polici i Shtimes zbriti në bunar dhe shpëtoi 72-vjeçarin

Detaje se si polici i Shtimes zbriti në bunar dhe shpëtoi 72-vjeçarin
11/08/2026 - 16:09

Një veprim i shpejtë dhe i guximshëm i zyrtarit policor Besim Arifi ka shpëtuar jetën e një 72-vjeçari në fshatin Muzeqinë të Shtimes. I moshuari kishte rënë aksidentalisht...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    Nga kanosja me skorpion e te djegia e hotelit: Sulmet që iu bën, por që Halil Thaçi nuk i përdori për viktimizimë

    269 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 67
  • A do të fillojë mësimi në Kosovë me 1 shtator? Jep përgjigje ministria e Arsimit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Buzhala: Nesër do ta publikoj skandalin e naftës, shteti i dha tender IP Petrolit të Shaip Mikullovcit me dokumente të falsifikuara

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rrahja mes dy grupeve në Viti, policia nis hetimet

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Caktohen çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë