Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, u është përgjigjur deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje pas ironizimeve të tyre lidhur me letrën që ai kishte dërguar në NATO për largimin e pranisë statike të KFOR-it nga Ura e Ibrit.
Ramadani përmes emisionit “Kosova Live” në T7 ka kritikuar qasjen e deputetëve të LVV-së, duke thënë se ata nuk i kuptojnë proceset që lidhen me arkitekturën e sigurisë në Kosovë.
“Si i marr për keq këta të LVV-së, kanë mendje fëmijësh, as nuk kuptojnë e as nuk duan të mësojnë”, ka thënë Ramadani.
Ai ka deklaruar se proceset e sigurisë kërkojnë njohuri dhe angazhim, duke theksuar se puna e tij ka qenë e fokusuar qysh më herët në këtë fushë.
Ndiqeni videon për deklaratën e plotë të Ramadanit:













