Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja rifillon punën, sot konferenca për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

19/08/2025 - 08:27
në Lajme
A A
Specialja rrëzon kërkesën e avokatëve, s’bie poshtë asnjë nga pikat e aktakuzës për ish-krerët e UÇK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Speciale është rikthyer në punë pas pushimeve verore. Sot, për rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen. Për këtë rast, në shtator do të mbahen 10 seanca, ndërsa në tetor dy seanca.

Pritshmëri të mëdha për dëshmitarët ka avokati i akredituar nga Dhomat e Specializuara, Skënder Musa, sipas të cilit, do të ndryshojë e tërë rrjedha e gjykimit.

“Këta dëshmitarë natyrisht që pres që kanë me i shkatërrua të gjitha pretendimet, të gjitha provat e falsifikuara nga Serbia dhe të gjithë dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e Serbisë që kanë rrejshëm në Tribunalin, në gjykatën e Hagës, pra në gjykatën Speciale për shkak se nuk mund të krahasohet një diplomat evropian apo amerikan, anëtari i NATO-s, anëtari i Bashkimit Evropian apo i Qeverisë amerikane me dëshmitarë që ne i kemi dëgju që kanë fol për humbje të lopëve, humbje të pasurisë kur dihet që ka qenë luftë apo për ndalim të një bashkëpunëtori të Serbisë që ka punu polic, pylltar që i ka shërby shërbimit ushtarak të Serbisë”, tha Musa për Radio Televizionin e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, procesin e ka quajtur të stërzgjatur dhe të mbyllur për publikun, monitoruesi Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Sipas tij, publiku dhe monitoruesit kanë pak informata për procesin.

“Trupi gjykues duhet ta ketë parasysh që të njëjtit që një kohë të gjatë janë duke qëndruar në paraburgim dhe duhet të merren masa që ky proces të përshpejtohet dhe sa më shpejt të kemi një vendim të shkallës së parë.

Tanimë me dëgjimin e të gjithë dëshmitarëve të prokurorisë dhe administrimit të provave materiale nga ana e prokurorisë, sigurisht që shumica e kushteve për caktimin e paraburgimit tanimë kanë përfunduar dhe nuk mund të ekziston mundësia e ndikimit në dëshmitarë të prokurorisë sepse tanimë janë dëgju”, thaksoi ai.

Javën e kaluar, Apeli Ia refuzoi Veselit, Krasniqit dhe Selimit kërkesën për lirim të përkohshëm, ndërkaq u raportua se prokuroria ka kërkuar nga gjykata që t`ia ndalojë Thaçit vizitat nga familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij, me arsyetimin se po e informojnë për situatën politike dhe ekonomike në vend.

Pushimi veror në DHSK filloi më 28 korrik dhe përfundoi më 15 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe nuk janë mbajtur seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore kanë qenë në minimum.

Megjithatë, gjykata mbeti plotësisht funksionale dhe puna vazhdoi në të gjitha seksionet e DHSK-së. Gjatë pushimit ka qenë e mundur të paraqiten parashtrime, dhe, përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore kanë vazhduar të jenë në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

“Çlirimtar” i Shtimes sistemoi Feride Rexhajn në sektorin e arsimit, por ajo vazhdon të merret me tenderët
Lajme

“Çlirimtar” i Shtimes sistemoi Feride Rexhajn në sektorin e arsimit, por ajo vazhdon të merret me tenderët

19/08/2025 - 14:04
Asetet e BQK-së arrijnë vlerën prej 1.86 miliardë eurove
Ekonomi

Asetet e BQK-së arrijnë vlerën prej 1.86 miliardë eurove

19/08/2025 - 13:55
Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë kërkon ndihmë për transplantim të mëlçisë, kushton 100 mijë euro
Lajme

Drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë kërkon ndihmë për transplantim të mëlçisë, kushton 100 mijë euro

19/08/2025 - 13:35
Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra | SBAShK-u paralajmëron grevë
Kryesore

Kuvendi mblidhet nesër, reagon Presidenca e konsideron “urgjencë shtetërore”

19/08/2025 - 13:21
Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Lajme

Bajrami: Gjykata ka vendosur kufizime strikte, tani topi është te VV-ja

19/08/2025 - 12:53
Sot vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Kadrijaj thotë se duhet të vendoset një masë kufizuese
Lajme

Kadrijaj: Nuk ka pasur fare nevojë të ndodhte ky ngërç, VV-së po i mungon vullneti politik

19/08/2025 - 12:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arsyetimi i Kushtetueses, ja pse Dehari e shkeli Kushtetutën dhe pse Haxhiu mund të kandidohet vetëm tri herë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë