Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Editoriali i Financial Times: Mos e llastoni më Vuçiqin

19/08/2025 - 18:44
në Lajme
A A
Editoriali i Financial Times: Mos e llastoni më Vuçiqin

Beograd, 2. marta 2024.- Predsednik Srbije Aleksandar Vuèiæ izjavio je danas da Zapad od Srbije oèekuje tri stvari - da prizna Kosovo i Metohiju, da uvede sankcije Rusiji i da se u Srbiji uvede marionetski režim. On je na konferenciji za novinare rekao da je u okviru prvog zahteva - da se prizna Kosovo i zahtev da se Srbija odrekne Republike Srpske. FOTO TANJUG/ JADRANKA ILIÆ/ nr

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas një dekade në pushtet, drejtuesit veteranë të qeverive përballen me një shkop nën rrotë: a do të shtojnë represionin dhe të dëmtojnë çdo media të lirë që ekziston apo do t’i shtrijnë dorën opozitës për reformë. Kjo ka ndodhur shpesh rreth botës pas Luftës së Ftohtë. Autokratët zakonisht i qasen opsionit të parë dhe bëhen akoma më të egër.

Tani, me protestuesit në rrugë, është koha e Aleksandër Vuçiq të bëjë zgjedhjen.

Për 8 vite si presidenti i Serbisë dhe para saj si kryeministër, ai ka qeverisur me dorë të hekur, por vendi i tij mbetet një demokraci e menaxhuar dhe nuk është ktyer në autokraci. Vuçiq ka ruajtuar balancat në skenën globale. Ai ka mbajtur marrëdhënie me Moskën pa acaruar marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në; ka bërë një sy qorr për shitjen e armëve serbe në Ukrainë. I ka kërkuar Pekinit miliarda dollarë investime.

Edhe pse Serbia është vetëm një vend kandidat për BE-në, Vuçiq ka lidhje të ngushta me liderët e bllokut, nga Macron tek Ursula von der Leyen. Ai krijoi dhe një marrëdhënie të mirë me të afërmit e Donald Trump, gjatë mandatit të parë të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Rutina e mbrojtjes së Vuçiq mund të meritojë të studiohet nga shtete të tjera. Por në shtëpi atij po i mbaron rruga, pasi zhgënjimet ndaj sundimit të tij të papërgjegjshëm dhe të errët janë shndërruar në protesta. Shkëndija ishte shembja e një tende stacioni treni nëntorin e kaluar në qytetin e Novi Sadit, i cili vrau 16 njerëz. Stacioni ishte rinovuar nga një kompani kineze nën Iniciativën Kineze Belt and Road. Kundërshtarët e Vuçiq fajësojnë për kolapsin korrupsionin shtetëror, qeverisjen e dobët dhe mbikëqyrjen e dobët, të cilat ata i shohin si shenja dalluese të regjimit të tij.

Që prej nëntorit, demonstruesit e opozitës kanë zaptuar rrugët dhe kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme. Javën e shkuar ai u përball me protestat më të dhunshme ndonjëherë midis civilëve dhe policisë. Gjatë viteve, Vuçiq, një nacionalist ekstrem në rininë e tij ka përhapur frymën e ndjesisë pro-serbe dhe ribashkimit të territoreve ku kanë mbetur minoritete serbe si në Bosnjë dhe Kosovë. Kjo kartë, nuk është më aq e fuqishme në lojën e tij.

Vuçiq mund të lirojë terrenin për mediat, për opozitën dhe të lejojë hetime të pavarura me skandalet e qeverisë, por kjo nuk është rruga që zgjedh një autokrat. Ai po mendon të shtypë dhe të godasë më fort.

Britania dhe Evropa e kanë llastuar shumë gjatë. Realpolitika nuk dëshiron që Serbia të rrëshqasë në orbitën e Rusisë, por kjo tashmë duket e pamundur. Vuçiç duhet të nxitet drejt përgjegjësisë dhe zgjedhjeve të ndershme; kjo është shpresa e vetme për anëtarësim në BE. Alterantiva tjetër është ta pësojë si Gjeorgjia, që është kthyer në një demokraci të rreme mbi të cilën BE-ja nuk ka ndikim, përveçse të japë deklarata.

Amerika duket se e ka harruar pellgun e Ballkanit për momentin. Por Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja, jo. Ata duhet të veprojnë dhe të përdorin ndikimin ekonomik. Nëse nuk e bëjnë dhe Serbia zhytet më thellë në gropën e autoritarizmit, faji nuk do të jetë vetëm i Vuçiq, por i të gjithë perëndimit që tani po bën sehir.

JU REKOMANDOJMË

“Është dezertor i luftës, iku e erdhi kur u çlirua Kosova”- Demaliaj akuza të rënda për Ramosajn
Lajme

“Është dezertor i luftës, iku e erdhi kur u çlirua Kosova”- Demaliaj akuza të rënda për Ramosajn

19/08/2025 - 22:49
Çudia e radhës në Prishtinën “e përjetimeve” të Përparim Ramës: “Termokos” vendos matës në ndërtesa ku nuk ka nxemje fare (VIDEO)
Kryesore

Çudia e radhës në Prishtinën “e përjetimeve” të Përparim Ramës: “Termokos” vendos matës në ndërtesa ku nuk ka nxemje fare (VIDEO)

19/08/2025 - 22:43
Ministri Faton Peci vizitoi bujkun në Bare veshur me një maicë franceze që kushton hiç më pak se 320 euro
Kryesore

Ministri Faton Peci vizitoi bujkun në Bare veshur me një maicë franceze që kushton hiç më pak se 320 euro

19/08/2025 - 22:34
‘E di saktësisht çfarë po bëj’: Trump i jep bujë paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën
Lajme

Analiza e CNN: A u dha Trumpi vërtetë fund gjashtë luftërave?

19/08/2025 - 22:28
Lushtaku: Unë jam me ata që e përkrahin UÇK-në dhe gjakun e derdhur për liri
Lajme

Lushtaku: Unë jam me ata që e përkrahin UÇK-në dhe gjakun e derdhur për liri

19/08/2025 - 22:10
EMONA CENTER vjen me një superzbritje, oferta deri më 7 gusht!
Lajme

NXITONI! Edhe dy ditë nga superzbritja në Emona Center

19/08/2025 - 22:03

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Takimi Zelensky-Putin-Trump i propozuar në Gjenevë, reagon zyrtarisht Zvicra

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gashi për Muratin: Mos i merrni ngat zemrës postimet e tij, qare s’ka pa e zbatu vendimin e Kushtetueses

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Goran Rakiq kërkohet nga Prokuroria Speciale, por si e mbronte dikur “avokati” i tij Albin Kurti

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Deputeti i VV’së prezanton skenarin e partisë së tij për seancën e nesërme të Kuvendit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë