Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar për shkelje të Kushtetutës, ligjeve dhe parimeve demokratike, raporton Gazeta Blic.Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka deklaruar se Kurti, sipas tij, ka shkelur vazhdimisht Kushtetutën dhe ligjet, ndërsa ka akuzuar atë edhe për shkelje të betimit dhe mungesë besueshmërie.
“Albin Kurti, deri më sot, e ka shkelur mbi gjithçka që mund të shkelet. Me dhjetëra herë e ka shkelur Kushtetutën. Ka shkelur ligjet. Ka shkelur rregulloret. Ka shkelur mbi parimet demokratike. Ka shkelur betimin. Është treguar gjithmonë i pabesë”, ka shkruar Behrami.Ai ka thënë se durimi u ka sosur edhe deputetëve edhe qytetarëve.
“Edhe deputetëve, edhe qytetarëve iu ka sosur durimi. Protestat janë të pashmangshme dhe të domosdoshme për të ruajtur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Behrami.













