Kapiten Albion Svrkaj, nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit të Manovrave (MCCC) në Qendrën e Ekselencës së Manovrave (MCoE) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky kurs i njohur ndërkombëtarisht përgatit liderët ushtarakë për të marrë përgjegjësi si komandantë të kompanive dhe oficerë të stafit, me fokus në luftimin e kombinuar të armëve në nivel taktik.
“Kapiten Svrkaj ka treguar përkushtim, disiplinë, duke kaluar me sukses vlerësimet në procedurat e komandës, menaxhimin e trajnimit të njësisë, dhe procesin e vendimmarrjes ushtarake.”, thuhet në njoftim.