Ish-konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Kanada, Donat Syla, ka treguar pse “opozita” nuk duhet të votojë deputeten Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit, pasi sipas tij Albin Kurti me çdo kusht po dëshiron te ve ne krye te Kuvendit dike qe person sinjal ne Gjykatën Speciale
Tutje ish-konsulli thotë se Donika Gërvalla-Schwarz ka deponuar dosje kundër prijësve të UÇK-së në Hagë, dhe se institucionet po i ofrojnë zero mbështetje krerëve në Hagë.
“Për dallim nga Albulena Haxhiu qe ka fyer ne parlament, Donika Gervalla ka deponua dosje kundër prijësve te UCK’se ne Hage. Albin Kurti me çdo kusht po dëshiron te ve ne krye te Kuvendit dike qe përçon sinjal ne Gjykatën Speciale se Hashim Thaci me shoke kane zero përkrahje nga institucionet e Kosoves”, ka shkruar Syla.
Ndërkaq kujtojmë se dje u mbajt seanca e radhës në Kuvendin e Kosovës, ku pas Albulena Haxhiut, Glauk Konjufca e propozojë edhe Donika Gërvalla-Schwarz për kryekuvendare, ku të gjithë nga VV e votuan pos Shqipe Selimit e cila ia kishte mbajtur mend komentet e Schwarz për bashkëshortin e saj vite më parë.