Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kremlini thotë nuk i pëlqejnë propozimet europiane për garanci të sigurisë për Ukrainën

27/08/2025 - 16:17
në Artikull i sponsorizuar, Lajme
A A
Kremlini thotë nuk i pëlqejnë propozimet europiane për garanci të sigurisë për Ukrainën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rusia ka qëndrim negativ për propozimet evropiane për garanci të sigurisë për Ukrainën dhe nuk do të pranojë asnjë prezencë të trupave të NATO-s në territorin e shtetit fqinj, tha Kremlini më 27 gusht.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, lavdëroi përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke i cilësuar si “shumë të rëndësishme”, megjithatë ai tha se Moska shpreson që do të vazhdojnë këto përpjekje.

Si pjesë e një zgjidhjeje të mundshme të paqes, aleatët evropianë të Ukrainës po punojnë për të hartuar një paketë garancish për Ukrainën, që do ta mbronin vendin nga një sulm i mundshëm i Rusisë.

Por, Peskov tha se dislokimi i trupave evropiane në Ukrainë do të nënkuptonte prani të NATO-s atje, gjë që sipas tij Rusia ka synuar që ta parandalojë që nga fillimi.

“Në fakt, që në fillim, ishte avancimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s dhe depërtimi i kësaj infrastrukture ushtarake në Ukrainë që mund të përmendet ndoshta si një nga shkaqet themelore të situatës së konfliktit që lindi”, tha ai.

“Prandaj, ne kemi një qëndrim negativ për këto diskutime”.

Të gjitha palët u pajtuan se garancitë e sigurisë për Ukrainën duhet të jenë pjesë e një marrëveshje të paqes, por kanë dallime thelbësore se çfarë forme duhet të marrin këto garanci.

Rusia thotë se duhet të jetë një nga garantuesit e sigurisë së Ukrainës dhe dëshiron të ringjallë një propozim që palët e kanë diskutuar më 2022, në javët e para të luftës. Kievi e refuzon një gjë të tillë, duke thënë se do t’i jepte Moskës veto ndaj çdo mbështetje të jashtme ushtarake për Ukrainën.

Peskov tha se garancitë e sigurisë ishin “ndër temat më të rëndësishme”, por Rusia nuk beson se është e dobishme që këto tema të diskutohen publikisht.

Ai tha se samiti që u mbajt këtë muaj mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, ishte “shumë përmbajtësor, konstruktiv dhe i dobishëm”.

Trump ka thënë se SHBA-ja nuk do të dislokojë trupa në Ukrainë si pjesë e ndonjë garancie sigurie në të ardhmen. Por, ai e ka lënë të hapur mundësinë për përfshirje të tjera ushtarake amerikane, përfshirë mbështetje ajrore dhe të inteligjencës.

Peskov tha se negociatorët rusë dhe ukrainas për paqen ishin në kontakt, por se ai nuk mund të jepte një datë për kur ata do të takoheshin sërish. Dy delegacionet zhvilluan për herë të fundit bisedime ballë për ballë në Stamboll më 23 korrik, në një takim që zgjati vetëm 40 minuta./REL/

Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues
Read more

JU REKOMANDOJMË

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Po të fitonin rusët ndaj Ukrainës për një muaj, Vuçiq do ta sulmonte Kosovën

Ish-ministri kroat i Mbrojtjes: Po të fitonin rusët ndaj Ukrainës për një muaj, Vuçiq do ta sulmonte Kosovën
07/04/2026 - 17:44

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ante Kotromanoviq ka komentuar armatosjen e Serbisë, por edhe çështje të tjera të sigurisë që lidhen me rajonin dhe botën. Në një intervistë...

Më shumëDetails

Lufta me Iranin mund të “dalë jashtë kontrollit”, thotë Katari

Lufta me Iranin mund të “dalë jashtë kontrollit”, thotë Katari
07/04/2026 - 17:42

Katari paralajmëroi të martën se rajoni është afër një pike ku situata mund të “dalë jashtë kontrollit”. I pyetur nga CNN nëse Katari beson se lufta mund të...

Më shumëDetails

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?

Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
07/04/2026 - 17:33

Teksa kanë kaluar dy vjet që kur një konsorcium prej katër kompanish fitoi një ankand për ndërtimin e një parku diellor në Rahovec, as edhe një shenjë e...

Më shumëDetails

Vjen një paralajmërim befasues për çmimet e naftës: Do të jenë të larta edhe pas mbarimit të luftës

Vjen një paralajmërim befasues për çmimet e naftës: Do të jenë të larta edhe pas mbarimit të luftës
07/04/2026 - 17:27

Dëmtimi i burimeve energjetike në Lindjen e Mesme mund të ketë një ndikim afatgjatë në furnizimet globale me naftë, paralajmëroi grupi OPEC+, duke theksuar se pasojat nuk do...

Më shumëDetails

Haxhiu: Jam e hapur të ndihmoj për çështjen e presidentit

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
07/04/2026 - 17:25

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, tha se është e hapur që të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes së presidentit. “Tashmë...

Më shumëDetails

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt 2026
07/04/2026 - 17:15

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin shkurt 2026, duke bërë të ditur se numri i vizitorëve në hotele ka shënuar rritje krahasuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    199 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Çështja e Presidentit, ky është qëndrimi i Lutfi Hazirit?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Policia e Kosovës shpall konkurs për vende pune

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë