Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Thellohet deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 12.7 për qind

27/08/2025 - 21:22
në Ekonomi, Lajme
A A
Thellohet deficiti tregtar, eksporti mbulon importin me vetëm 12.7 për qind
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 16.2% në muajin korrik 2025, në krahasim me priudhën e njëjtë të vitit paraprak, gjegjësisht në vlerë prej 576,4 milionë euro krahasuar me deficitin 495,9 milionë euro në vitin 2024. Eksporti mbulon importin me vetëm 12.7%.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) eksporti i mallrave në muajin korrik 2025 kishte vlerën 83,8 milion euro, ndërsa importi 660,2 milion euro, e që është një rënje prej -2.4% për eksport dhe një rritje prej 13.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 21.7% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (14.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (12.5%) plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, (8.5%) artikuj të ndryshëm të prodhuar, (7.4%) produktet minerale, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import e përbëjnë: (13.1%) produktet minerale, (13.1%) mjetet e transportit, (13.0%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (12.0%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (8.8%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,8 milion euro, ose rreth (34.3%) e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej (8.9%). Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania (10.5%), Holanda (3.8%), Italia (3.5%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 283,1 milion euro, ose (42.9%) e importeve të përgjithshme, me një rritje prej (4.5%). Importet me pjesmarje me të lartë ishin nga: Gjermania (14.1%), Italia (4.8%), Polonia (3.8%), etj.

Në muajin Korrik 2025, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 39,5 milion euro, ose (47.1%) të eksporteve të përgjithshme, me një rënje prej (-12.4%).

Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë Shqipëria (18.0%), Maqedonia e Veriut (14.7%), Serbia (7.2%), Mali i zi (5.3%). Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-së në muajin korrik 2025, arritën në 79,6 milion euro, ose (12,1%) të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (19.4%). Vendet me pjesmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4.2%), Shqipëria (3.7%), Serbia (3.1%).

Eksportet e Kosovës me vendet tjera arritën në 15,6 milion euro, ose (18.6%).

Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra (8.3%) dhe Turqia (2.4%). Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 297,5 milion euro, ose (45.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (14.5%) dhe Turqia (12.7%). Për më tepër të dhënat janë të paraqitura në formë tabelore në vazhdim./Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

E hëna e “nxehtë” e LDK-së, zyrtarizon katër koalicione! Po Nisma?
04/11/2026 - 22:01

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka pranuar se do të kandidojë për kryetar të partisë. I ftuar në “Politiko”, Gashi ka thënë se beson se...

Më shumëDetails

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme
04/11/2026 - 21:47

Deputeti Eman Rrahmani, anëtar i Komisionit Hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, ka deklaruar se tashmë nuk është koha për dorëheqje morale, por për shkarkime të zyrtarëve...

Më shumëDetails

Kadaj-Bujupi: Amerika e ka rrotullu brenda natës, shumë republikanë kanë votu për demokratët që janë njerëz të mirë e normalë

Kadaj-Bujupi: Amerika e ka rrotullu brenda natës, shumë republikanë kanë votu për demokratët që janë njerëz të mirë e normalë
04/11/2026 - 21:37

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, duke folur për rezultatin e dobët të Republikanëve në zgjedhjet e mesamandatit në Amerikë, tha se “kjo votë ka qenë...

Më shumëDetails

Realizohen dy ekstradime, njëri nga Kosova e tjetri për në Kosovë

Aksion i madh i Policisë dhe IPK-së për dallavere me prona – bastisen shtëpi, banesa e objekte të zyrtarëve të dyshuar
04/11/2026 - 21:13

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses dy ekstradime të...

Më shumëDetails

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë

Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste të Serbisë
04/11/2026 - 21:04

Komandanti i Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiric, është arrestuar të martën, me urdhër të Prokurorisë së Parë Themelore në Beograd, raporton mediumi serb Nova.rs. Sipas...

Më shumëDetails

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi, një në Prishtinë dhe një në Viti
04/11/2026 - 20:47

Inspektorati Qendror i Punës, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Prishtinës dhe në një tjetër në komunën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    Këta janë pesë të arrestuarit për trafikimin e 37 kilogramëve të lëndëve narkotike në Kosovë (Emrat)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Inskenoi vjedhjen e mbi 100 mijë eurove, ky është pronari i depove të armëve që u arrestua nga policia

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Vulin tentoi të arratisej për në Moskë, mediumi serb zbulon prapaskenat- Si u rikthye aeroplani nga Lituania në Beograd?

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Tre të mitur dëshmitarë”, çfarë ndodhi në stacionin policor para se Arlinda të privohej nga jeta?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • AUV me në krye Venera Çerkinin me ‘mision’ propagandues kundër bizneseve? Del se “Haxhijaha” vet kishte kërkuar kthimin e ushqimit për kafshë në Serbi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë