“Shpresoj që të konstituohet kuvendi sot, për këtë jemi këtu”, tha Kurti derisa u pyet nga gazetarët për disa çështje.
Si e vlerëson bashkëautorësinë e Dimal Bashës në një artikull kundër UÇK’së, pse s’e ka uruar Bashën pasi u zgjodh kryeparlamentar, a është i kënaqur me Bashën si emër- janë pyetjet e parashtruara nga gazetarët.
Ai nuk u përgjigj në asnjërën dhe me nguti hyri në objektin e kuvendit.