Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kompania e dënuar për falsifikim të dokumenteve fiton tender nga Policia e Kosovës

28/08/2025 - 15:21
në Lajme
A A
Kompania e dënuar për falsifikim të dokumenteve fiton tender nga Policia e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania “A.R.F. SH.P.K” është shpërblyer me tender nga Policia e Kosovës. Kjo kompani, që ishte dënuar nga vetë Gjykata Themelore në Prishtinë, tani do ta furnizojë Policinë e Kosovës me materiale për hetimin në vend të ngjarjes, shkruan Insajderi.

Policia e Kosovës ka njoftuar në e-prokurim se ka dhënë një kontratë për “FURNIZIM ME MATERIAL SHPENZUES PËR HETIMIN NË VENDIN E NGJARJES”.

Kompanisë që iu besua tenderi është “A.R.F. SH.P.K” me vlerë 86 mijë euro.

Në garë ishte edhe një kompani tjetër që ofertoi më lirë.

“A.R.F. SH.P.K” kishte përfituar edhe më parë nga Policia e Kosovës.

Kompania ishte rekomanduar për kontratën “Furnizim me blloka ‘vendime për kundërvajtje’ dhe ‘raporti i aksidentit’”, në një aktivitet të prokurimit të udhëhequr nga Policia e Kosovës.

Vlera e ofertës së kompanisë së rekomanduar për kontratë ishte 306,300.00 euro. Edhe në këtë tender kishin ofertuar kompani me çmim më të lirë, por Policia i ka ‘injoruar’.

Mashtrimi me tender dhe dënimi nga Gjykata

Në vitin 2024, Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, e cila e ka dënuar pronarin e kompanisë “A.R.F.”, pasi është vërtetuar se ai kishte falsifikuar një dokument për të fituar një tender në Komunën e Gjilanit, me vlerë 155 mijë euro.

Fillimisht, gjykata e ka dënuar me 1 mijë euro gjobë dhe 180 ditë burgim, por me kërkesë të të dënuarit burgimi është zëvendësuar me 4 mijë euro gjobë, duke arritur në total një dënim prej 5 mijë euro.

Bëhet fjalë për të dënuarin Avdi Koca, i cili gjatë ngritjes së aktakuzës kishte vendosur të heqë dorë nga aksionet në kompani, duke i zhvendosur ato te familjari i tij, Resmi Koca.

Prokuroria kishte ndaluar atë për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në Prokurim Publik’’, nga neni 415 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I njëjti dyshohet se ka falsifikuar një dokument zyrtar të lëshuar kinse nga Ministria e Forcës së Sigurisë (Ministria e Mbrojtjes), me të cilin dokument ka aplikuar në një tender publik në vitin 2021, në Komunën e Gjilanit dhe e ka fituar të njëjtin.

Me këto referenca i dyshuari kishte aplikuar në Komunën e Gjilanit në tenderin e lartshënuar duke fituar dhe firmosur kontratën me komunën e Gjilanit në vlerën e 155 mijë eurove.

Ligji i Prokurimit Publik ndalon pjesëmarrjen e kompanisë në tenderë për dhjetë vite në rast të dënimit nga një gjykatë kompetente, edhe nëse pronari është ndërruar. Megjithatë, kjo nuk ka penguar “A.R.F. SH.P.K.” të marrë tendera nga Policia e Kosovës./GazetaInsajderi/

JU REKOMANDOJMË

“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kërcënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut
Kryesore

“Ma mirë kërkoj falje Lumirit se do me hangër krytë…”, – Haxhi Avdyli publikon kërcënimi që thotë se i erdhi nga një përkrahës i Abdixhikut

28/08/2025 - 23:28
Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
Lajme

Miftaraj: Dihet që Lista Serbe dirigjohet nga Beogradi, por nuk duhet të shkelet Kushtetuta jonë

28/08/2025 - 23:01
Kurti i jep zor për Hajrulla Çekun: Prishtina është qendra e shtetit, fytyra me të cilën prezantohemi para botës
Kryesore

Kurti i jep zor për Hajrulla Çekun: Prishtina është qendra e shtetit, fytyra me të cilën prezantohemi para botës

28/08/2025 - 22:55
Brahimaj: Jam penduar që votova për Dimal Bashën kryeparlamentar
Lajme

Brahimaj: Jam penduar që votova për Dimal Bashën kryeparlamentar

28/08/2025 - 22:37
Koci për çështjen e nënkryetarit: Lista Serbe e fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese!
Kryesore

Koci për çështjen e nënkryetarit: Lista Serbe e fiton rastin në Gjykatën Kushtetuese!

28/08/2025 - 22:27
Kaq janë pritjet për të dalë nga Merdara dhe Dheu i Bardhë
Lajme

Përditësimi i fundit: Deri në 40 minuta po zgjasin pritet në pikat kufitare të Kosovës

28/08/2025 - 22:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

    Presidenti kroat reagon pas arrestimit të pilotit ushtarak

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Lidhje direkte me Vuçiqin dhe Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”: Eksperti kroat flet për rastin e spiunazhit në Kroaci

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Deputetja e NISMA-s tregon pse Kurti refuzoi emrin e Limajt për kryekuvendar

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë