Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

SHBA grumbullon forcat detare në Karaibe – tensionet në rritje me Venezuelën

29/08/2025 - 10:28
në Lajme
A A
SHBA grumbullon forcat detare në Karaibe – tensionet në rritje me Venezuelën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Venezuelës janë rritur ndjeshëm pas grumbullimit të madh të forcave detare amerikane në Karaibet jugore, në një operacion që, sipas zyrtarëve amerikanë, ka për qëllim luftimin e kartelet e drogës në Amerikën Latine.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka bërë luftën kundër karteleve një ndër prioritetet e administratës së tij, duke e lidhur atë me përpjekjet për kontroll të kufirit jugor dhe ndalimin e migracionit të paligjshëm.

“Shumë vende të Karaibeve dhe rajonit e kanë mirëpritur operacionin dhe përpjekjet e administratës për luftën kundër drogës,” tha për gazetarët zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Ndërkohë, presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka dënuar ashpër këtë dislokim ushtarak, duke e cilësuar si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të vendit të tij.

“Diplomacia jonë nuk është diplomaci kërcënimesh dhe anijesh luftarake, sepse bota nuk mund të jetë si para 100 vjetësh,” deklaroi Maduro, qeveria e të cilit dërgoi së fundmi 15 mijë ushtarë në kufirin perëndimor me Kolumbinë, për të luftuar grupet e trafikut të drogës.

Një zyrtar amerikan, në kushte anonimiteti, ka deklaruar se aktualisht në rajon ndodhen ose pritet të mbërrijnë shtatë anije luftarake amerikane dhe një nëndetëse bërthamore me shpejtësi të lartë, duke e bërë këtë ndër dislokimet më të mëdha të kohëve të fundit në rajon. Në mesin e anijeve janë: USS San Antonio, USS Iwo Jima dhe USS Fort Lauderdale, të cilat bartin rreth 4500 trupa, përfshirë 2200 marinsa.

Sipas zyrtarëve të Pentagonit, janë aktivizuar edhe avionë zbulimi P-8, që operojnë në ujëra ndërkombëtare për mbledhje të të dhënave të inteligjencës.

Ndërkohë, Venezuela i ka dërguar një ankesë zyrtare Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, duke akuzuar SHBA-të për shkelje të Kartës Themeluese të OKB-së.

“Ky është një operacion masiv propagandistik, që synon të justifikojë atë që ekspertët e quajnë veprim ‘kinetik’ – që do të thotë ndërhyrje ushtarake në një vend sovran dhe të pavarur që nuk përbën kërcënim për askënd,” tha për gazetarët ambasadori i Venezuelës në OKB, Samuel Moncada, pas takimit me Guterresin.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar qëndrimin e saj të ashpër:

“Trump është i gatshëm të përdorë çdo element të fuqisë amerikane për të ndalur përmbytjen e vendit tonë me drogë”, thuhet në deklaratën e së enjtes nga Shtëpia e Bardhë.

Në shkurt, administrata Trump shpalli kartelin Sinaloa dhe grupe të tjera kriminale si “Tren de Aragua” organizata terroriste globale, në përpjekje për të justifikuar zgjerimin e operacioneve ushtarake.

Ndërkohë, Maduro ka bërë thirrje për trajnimin e grupeve të mbrojtjes civile çdo të premte dhe të shtunë, në përgatitje të mundshme për “mbrojtje kombëtare”.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj për bisedën Kusari-Radojçiq: Në vend që të koordinohen me SHBA-të, këta bashkëpunojnë me terr’orista serb
Kryesore

Haradinaj: Jugosllavinë nuk mund ta kthejë as Basha, as Kurti e as Gërvalla

01/09/2025 - 20:47
AGK: Gjuha e përdorur nga ministri Sveçla, rrezikon sigurinë e gazetarëve dhe është tentativë për të frikësuar mediat
Kryesore

“Nuk mund të qëndrojmë të heshtur”, AGK i bashkohet mediave nga e gjithë bota për të dënuar vrasjet e gazetarëve në Gaza nga sulmet izraelite

01/09/2025 - 20:20
SBASHK proteston më 4 dhjetor: S’e përjashtojmë grevën “nëse s’reflekton Qeveria”
Kryesore

SBASHK paralajmëron: Në mungesë të dialogut, greva e pashmangshme

01/09/2025 - 19:38
Në Gllavatin të Vushtrrisë përurohet lapidari i Batalionit të Parë të Brigadës 142
Lajme

Në Gllavatin të Vushtrrisë përurohet lapidari i Batalionit të Parë të Brigadës 142

01/09/2025 - 19:11
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
Kryesore

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

01/09/2025 - 18:50
Peci mbron Bashën: Nuk ka qenë bllof, e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve
Kryesore

Peci mbron Bashën: Nuk ka qenë bllof, e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve

01/09/2025 - 18:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Lufto kundër Kurtit…”, arrestohen dy persona në Leposaviq për “Nxitjes të urrejtjes”

    “Lufto kundër Kurtit…”, arrestohen dy persona në Leposaviq për “Nxitjes të urrejtjes”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Paraburgosja e biznesmenit pasi vdiq e reja në poligon, avokatja Ismaili tregon se ku gaboi Prokuroria

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Sami Kurteshi ia jep “vulën” mbi Gjykatën Supreme: Certifikimi i Listës Serbe është kundërkushtetues

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Ymeri paralajmëron: Zgjedhjet në Prishtinë do të jenë interesante, kemi përplasje të kandidatëve

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Janjiç thotë se Vetëvendosje dhe Lista Serbe kanë qëllime të njëjta: Mbajtja e një lloj krize institucionale

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë