Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Armend Zemaj: Marrëveshja duhet të përmbajë partneritet dhe jo nënshtrim

05/08/2026 - 15:41
në Lajme
A A
Zemaj: Skandaloz vendimi i spitalit të Gjakovës për ndaljen e operacioneve, o ministër a je gjallë?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, ka deklaruar se partia fillimisht do të presë që kryetari Lumir Abdixhiku të prezantojë detajet e takimit të zhvilluar një ditë më parë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përpara se të marrë një qëndrim për hapat e mëtejshëm.

“Po ta shohim tash çka ka me paraqit zoti Abdixhiku nga takimi i djeshem me zotin Kurti dhe do të shohim bashkë me kolegët deputetë se cila do të jetë e ardhmja”, ka thënë ai.

Duke komentuar vështirësitë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy partive, Zemaj u shpreh kritik ndaj qasjes së Kurtit, duke thënë se ajo nuk ka ndryshuar prej muajsh.

“Unë personalisht, atë çka kam thënë vazhdimisht, Kurti nuk ka ndryshim të qasjes së tij në raport me institucionet apo me kryetarin nga shkurti i këtij viti, jo vetëm nga zgjedhjet e mrama po kjo është qasja e tij, kjo është logjika e tij dhe besoj që është koxha e vështirë që të ecet tutje nëse nuk ndryshon diçka, nëse nuk pranohen realitetet e reja demokratike që institucionet nuk duhet t’i takojnë vetëm një pale ose një njeriu të udhëheqë me të gjitha institucionet në Republikën e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

“Qëndrimet tona statutore nuk ka nevojë askush që me na i rikujtu me asnjë deklaratë tjetër. Jemi anëtarë të devotshëm LDK-së edhe me shumë vite përvojë. Po si do që të jetë, mendoj që një marrëveshje duhet të përmbajë partneritet dhe jo nënshtrim. Ndërsa nënshtrimin nëse dikush e pëlqen pozitën e vet para interesave të LDK-së, mendoj që është e gabuar”.

Sa i përket kushteve për një marrëveshje të mundshme, Zemaj tha se ajo duhet të garantojë stabilitet institucional dhe bashkëpunim të sinqertë.

“Marrëveshje që krijojnë stabilitet institucional, që ka partneritet të sinqertë dhe që nuk janë vetëm sa për sy e faqe ose sa për të përmbushur interesat e individit ose qëllimin e nënshtrimit të një partie mbi një parti tjetër”, ka thënë ndër të tjera Zemaj.

JU REKOMANDOJMË

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet së shpejti
05/08/2026 - 15:37

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën, ndërsa Irani dhe Omani po afrohen drejt...

Më shumëDetails

‘‘Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet’’, policia apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme në veturë

‘‘Mos u bëni cak i vjedhjeve nga automjetet’’, policia apel qytetarëve: Mos lini sende me vlerë në vende të dukshme në veturë
05/08/2026 - 15:26

Policia e Kosovës, ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes, duke mos u bërë ‘’cak i vjedhjeve nga automjetet’’. Policia ka thënë se, qytetarët të tregojnë kujdes...

Më shumëDetails

Bisedat VV-LDK, Gashi: S’është me rëndësi kush-kujt çka po i grabit, por mënyra si qeveriset vendi e raportet me partnerët

Me 28 dhjetor zgjedhjet, Gashi: U bëftë dita që Kosova kthehet kah e mira
05/08/2026 - 15:25

Arben Gashi, deputet i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar para takimit që grupi parlamentar i kësaj partie do e zhvilloj sot. Gashi, ka thënë se...

Më shumëDetails

SMS mashtrues për gjoba trafiku iu shkojnë shumë qytetarëve, Policia e Kosovës: Nuk janë zyrtare, janë tentativë për mashtrim

SMS mashtrues për gjoba trafiku iu shkojnë shumë qytetarëve, Policia e Kosovës: Nuk janë zyrtare, janë tentativë për mashtrim
05/08/2026 - 15:18

Shumë qytetarë gjatë ditës së sotme kanë pranuar sms në emër të Policisë së Kosovës duke pretenduar në mënyrë të rreme se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe duke...

Më shumëDetails

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje

Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje
05/08/2026 - 14:58

Para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti. “Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje”, deklaroi Hoti. Ai u...

Më shumëDetails

PSRK e intervistoi si të dyshuar, Aliu: Asgjë s’mund të më ndërlidh me këtë proces, kam punuar sipas ligjit

PSRK e intervistoi si të dyshuar, Aliu: Asgjë s’mund të më ndërlidh me këtë proces, kam punuar sipas ligjit
05/08/2026 - 14:50

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të dyshuarit nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    163 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë