Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Murati kthehet si jurist: S’shkelet Kushtetuta nëse votohet Rashiq, PDK, LDK e AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë të Listës Serbe

29/08/2025 - 14:53
në Lajme
A A
Murati kthehet si jurist: S’shkelet Kushtetuta nëse votohet Rashiq, PDK, LDK e AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë të Listës Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, ka akuzuar partitë tjera se po e ruajnë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit që i takon komunitetit serb për dikë nga Lista Serbe.

Murati po e vazhdon insistimin e partisë së tij për ta zgjedhur deputetin serb, Nenad Rashiq, në këtë pozitë, duke thënë se PDK, LDK e AAK po presin që çështja të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Refuzimi i deputetëve nga PDK/LDK/AAK për ta votuar si nënkryetar një deputet që NUK është i Listës Serbe, nënkupton se PDK/LDK/AAK po e ruajnë pozitën e nënkryetarit për dikë TË Listës Serbe. Vetëm se duke mos pasur guximin politik ta votojnë qysh tash dikë të Listës Serbe, po presin derisa çështja të shkojë në Gjykatë Kushtetuese (për këtë edhe u bënë kinse e përjashtuan nga AAK deputetin Adem Hoxha, që ai t’ia sigurojë nënshkrimin e 10-të Listës Serbe), me shpresën që Gjykata Kushtetuese i nxjerr nga situata, që pastaj të thonë se “s’patëm qare pa votu se na detyroi Gjykata Kushtetuese””.

Sidoqoftë, këto parti thanë se shkelja ndodhi kur votimi i nënkryetarëve të pakicave u nda.

“- A shkelet Kushtetuta nëse zgjedhet Nenad Rashiq? Pretendimi i opozitës se gjoja vetëm një deputet i Listës Serbe mund të zgjedhet nënkryetar i Kuvendit se përndryshe po u shkelka Kushtetuta, është i pavërtetë. Kushtetuta e thotë që nënkryetari duhet të jetë nga radhët e deputetëve që përfaqësojnë komunitetin jo-shumicë serb, kaq. Pra nuk ka ekskluzivitet apo monopol Lista Serbe në këtë rast”.

Murati po e arsyeton votën pro të partisë së tij për një kandidat të Listës Serbe më 2021se të gjithë deputetët atëherë ishin nga Lista Serbe.

“- Pse herën e kaluar në vitin 2021 u zgjodh një deputet i Listës Serbe për nënkryetar, ndërsa tash nuk bën? Në vitin 2021, që të gjithë 10 deputetët që përfaqësojnë komunitetin jo-shumicë serb në Kuvend ishin nga Lista Serbe, pra nuk kishte opsion tjetër. Kurse tash në vitin 2025 janë 9 deputetë nga Lista Serbe dhe 1 deputet që NUK është i Listës Serbe, pra ka opsion tjetër”.

“Për më tepër, ndërmjet këtyre dy kohëve e kemi edhe sulmin terrorist në Banjskë të udhëhequr nga terroristi Milan Radojçiq, i cili ende sillet i lirë në Serbi dhe vazhdon ta dirigjojë Listën Serbe. Ky është argumenti i cili do duhej të bindte secilin deputet të Kuvendit që të mos e votojnë askë nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit”.

JU REKOMANDOJMË

Paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë

Paraburgimi për Egzon Reshanin me të kaluar kriminale, dosja e Prokurorisë
05/08/2026 - 13:10

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Egzon Reshanit për shkak të dyshimit të bazuar se...

Më shumëDetails

Pesë zyrtarë të Listës Serbe ftohen në prokurori, dyshohen se falsifikuan dokumente komunale

Pesë zyrtarë të Listës Serbe ftohen në prokurori, dyshohen se falsifikuan dokumente komunale
05/08/2026 - 12:50

Përfaqësuesve të Listës Serbe, Igor Simiq, Ivan Zaporozhac, Ivan Todosijeviq, Zoran Todiq dhe Vasilije Tomasheviq, u është dorëzuar ftesë nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës që, në cilësinë e...

Më shumëDetails

Aliu në Prokurorinë Speciale bashkë me avokatin Qerkini, zbardhen detaje të reja

Pak më ndryshe se VV-ja, Liburn Aliu ia bën “like” një postimi për protestën kundër Gjykatës Speciale
05/08/2026 - 12:40

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Sipas raportimit të Klan Kosovës, Aliu ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë Speciale bashkë me...

Më shumëDetails

Ymeri: Refuzimi i Qeverisë së VV’së për projektet amerikane bazohet blanko te tregtia e mafisë energjetike

Reduktimet, Ymeri: KEDS nuk ka porositur rrymë më kohë, rrjeti energjetik është në prag të kolapsit total
05/08/2026 - 12:33

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Janina Ymeri, tha se refuzimi apo shtyrja e projekteve amerikane për gazin nga ana e Qeverisë së Albin Kurtit bazohet blanko te tregtia...

Më shumëDetails

Inspektorët komunalë inkuadrohen në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut

Inspektorët komunalë inkuadrohen në Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut
05/08/2026 - 12:29

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), Mimoza Kusari-Lila ka mirëpritur zyrtarisht inspektorët komunalë, të cilët tashmë do të veprojnë në kuadër të Inspektoratit Qendror...

Më shumëDetails

Alarm në aeroportin gjerman, droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas- Pezullohen fluturimet

Alarm në aeroportin gjerman, droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas- Pezullohen fluturimet
05/08/2026 - 12:15

Autoritetet gjermane pezulluan përkohësisht operacionet e fluturimit në aeroportin Leipzig/Halle pas zbulimit të një droni pranë zonës së ngarkesave, të cilit i ishte bashkangjitur një pajisje e dyshuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë