Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarm në aeroportin gjerman, droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas- Pezullohen fluturimet

05/08/2026 - 12:15
në Lajme
A A
Alarm në aeroportin gjerman, droni me eksploziv i afrohet aeroplanit ukrainas- Pezullohen fluturimet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoritetet gjermane pezulluan përkohësisht operacionet e fluturimit në aeroportin Leipzig/Halle pas zbulimit të një droni pranë zonës së ngarkesave, të cilit i ishte bashkangjitur një pajisje e dyshuar shpërthyese.

BILD raportoi se droni u zbulua pak para mesnatës në platformën e ngarkesave dhe se mbante një substancë të panjohur me detonator. Hetuesit e trajtuan atë si një pajisje të mundshme shpërthyese, ndërsa në vendngjarje u angazhuan ekspertë për çaktivizimin e bombave dhe një robot i telekomanduar për ndërhyrje. Gazeta thekson se nuk është bërë e ditur nëse është kryer një shpërthim i kontrolluar i pajisjes.

Sipas të njëjtit burim, droni ndodhej në afërsi të një aeroplani mallrash ukrainas të tipit Antonov. Zëdhënësja e aeroportit, Maret Montavon, i tha BILD-it se zona e ngarkesave, ku ndodhi incidenti, është e ndarë fizikisht nga platforma e avionëve të pasagjerëve, përcjell Insajderi.

Si masë sigurie, trafiku ajror u pezullua për rreth dy orë dhe disa fluturime u devijuan. Një aeroplan mallrash ndërpreu procedurën e uljes, teksa tabloidi gjerman raportoi se më vonë ai u ballafaqua në ajër me një objekt të paidentifikuar, rreth 400 metra mbi tokë dhe rreth gjashtë kilometra larg aeroportit. Avioni u ul në Hanover, ku gjatë kontrollit teknik u konstatuan dëmtime të lehta në pjesën e përparme.

Policia në Saksoninë e Poshtme e ka klasifikuar rastin si një çështje që lidhet me sigurinë shtetërore dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e një akti sabotimi. Deri më tani nuk është identifikuar personi që ka operuar dronin.

Operacionet e fluturimit rifilluan rreth orës 01:55. Një fluturim me pasagjerë nga Majorka u devijua përkohësisht në Nuremberg dhe më pas u kthye në Leipzig, ku u ul rreth orës 03:35. Ndërkohë, pista jugore e aeroportit mbeti e mbyllur deri në përfundimin e veprimeve hetimore.

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se aeroporti vazhdon të funksionojë normalisht dhe se nuk ekziston rrezik për qytetarët, teksa hetimet për incidentin janë ende në zhvillim.

JU REKOMANDOJMË

“LDK si uji dhe zjarri”, Vjen një tallje nga zyra e Kurtit pas takimeve “konstruktive” me Abdixhikun

“LDK si uji dhe zjarri”, Vjen një tallje nga zyra e Kurtit pas takimeve “konstruktive” me Abdixhikun
05/08/2026 - 11:53

Këshilltari politik i Albin Kurtit, Elvis Hoxha, është deklaruar pas takimit që kishte shefi i tij me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun. Hoxha me anë të një postimi...

Më shumëDetails

Haradinaj: Rezultati zgjedhor kërkon bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës

Haradinaj: Rezultati zgjedhor kërkon bashkëvendimmarrje mes pozitës dhe opozitës
05/08/2026 - 11:44

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve parlamentare nuk i ka dhënë asnjë partie të drejtën për të qeverisur e vetme, duke theksuar se...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Ish-Ministri Liburn Aliu intervistohet nga Prokuroria Speciale

Shkoi në vizitë pa koordinim me KFOR-in, Liburn Aliun nuk e lejojnë serbët protestues të hyj në komunën e Leposaviqit
05/08/2026 - 11:24

Ish-Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Siç mëson VOX Kosova, ai po intervistohet nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare....

Më shumëDetails

Voziti automjetin me 212 km/h në rrugët e Shqipërisë, shoferi gjobitet me 4.300 euro

Voziti automjetin me 212 km/h në rrugët e Shqipërisë, shoferi gjobitet me 4.300 euro
05/08/2026 - 11:19

Një drejtues automjeti është ndëshkuar me një gjobë rreth 4.000 euro pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi 212 kilometra në orë në aksin rrugor Milot–Laç. Sipas Policisë...

Më shumëDetails

Policia njofton për mbi 100 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2561 gjoba

Policia njofton për mbi 100 aksidente gjatë 24 orëve të fundit, janë shqiptuar 2561 gjoba
05/08/2026 - 11:17

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit, janë shqiptuar 2561. Po ashtu në raport bëhet e ditur edhe se, kanë ndodhur 101 aksidente me dëme...

Më shumëDetails

Veprim shembullor i një qytetari në Malishevë, e gjen kuletën me afër 3 mijë euro, e dorëzon në polici

Veprim shembullor i një qytetari në Malishevë, e gjen kuletën me afër 3 mijë euro, e dorëzon në polici
05/08/2026 - 11:11

Më datë 04 gusht 2026, në Stacionin Policor në Malishevë, është paraqitur qytetari B.Krasniqi, i cili ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në një vendparkim në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë