Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hoxha: Shtyrja e afateve duket se ka qenë qëllimi fillestar i LVV-së

30/08/2025 - 18:49
në Lajme
A A
Hoxha: Shtyrja e afateve duket se ka qenë qëllimi fillestar i LVV-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Abit Hoxha, profesor nga instituti ADGER, ka thënë se duket që qëllimi i partisë së parë, LVV-së, ka qenë shtyrja e afateve sa më shumë që të jetë e mundshme.

Në këtë konstatim, ai vjen pas situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, ku sot nuk u zgjodh nënkryetari nga pakica serbe.

Megjithëkëtë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e konsideroi të përmbyllur seancën konstituive.

“Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti joshumicë serb, prandaj me këtë rast konsideroj se kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”, tha kryetari Basha në seancën e sotme (30 gusht).

Por, është Lista Serbe ajo që të shtunën (30 gusht) ka paraqitur ankesë në Gjykatën Kushtetuese kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.

Profesori Hoxha është i mendimit se kjo situatë do të jetë problematike kur kihet parasysh ankesa e LS-së në Kushtetuese. Veprimi i LS-së, sipas tij, do ta bëjë edhe Presidenten Vjosa Osmani të hezitojë të japë mandatarin.

“Kushtetuesja do të marrë pak kohë, ndërsa presidentja do të hezitojë të japë mandatarin për shkak të rastit në Gjykatën Kushtetuese, dhe kjo si duket i shkon për shtati LVV-së që të shtyjë sa më shumë afatet, që si duket ka qenë qëllimi që nga fillimi”, deklaroi profesori Hoxha në Info Magazine në Klan Kosova.

Ai thotë qysh në dizajnimin e shtetit të Kosovës dhe Kushtetutës së saj, gjithmonë është menduar se duhet të ketë negociata para krijimit të institucioneve në mënyrë që funksionimi i tyre të jetë i duhuri.

“Rezultati i zgjedhjeve i dalë nga zgjedhjet e fundit, determinon që i pari i listës fillon me negociata dhe duhet të negociojë me tjerët, gjë që nuk është bërë deri më tani. Si rezultat i kësaj ka edhe probleme tjera, sikurse kjo e ndarjes së votimit të nënkryetarëve të Kuvendit. Këtu është bërë njëfarë keqpërdorimi i pozitës aty sepse është dashur të shkohet siç ka qenë praktika deri më tani që të zgjedhën të gjithë përnjëherë”, u shpreh Abit Hoxha, profesor nga instituti ADGER.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)
04/08/2026 - 23:55

Më 3 gusht janë në Shkup nga Njësiti i Policisë Intervenuese janë arrestuar kosovarët F.R. (30) dhe T.T. (44), nën dyshime të bazuara se kanë kryer veprën penale...

Më shumëDetails

Kurti i bën thirrje Hamzës e Gjinit: Në cilëndo kohë që zgjedhin jam i gatshëm t’i takojë

BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli thirrjen për të ndalur rrënimet te Ujmani: Jemi të shqetësuar
04/08/2026 - 22:14

Pas rreth tri orësh ka përfunduar takimi Kurti-Abdixhiku, ku takime pritet të ketë edhe në ditët në vijim. Derisa marrëveshje politike me LDK-në akoma nuk ka, kryeministri në...

Më shumëDetails

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar

Abdixhiku: S’e duam postin e Kryeparlamentarit, është post ceremonial, duhet të ndihemi të përfaqësuar
04/08/2026 - 21:58

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se çfarë u bisedua. Ai tha se LDK-ja nuk e do postin e...

Më shumëDetails

ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint
04/08/2026 - 21:34

Kompania ABI, pjesë e së cilës është aumështorja ABI, ka reaguar ndaj një deklarimi të bërë sot në konferencë për media nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, agjenci...

Më shumëDetails

A ia refuzoi LDK’së Vjosa Osmanin për presidente? Çka deklaroi Kurti pas takimit

A ia refuzoi LDK’së Vjosa Osmanin për presidente? Çka deklaroi Kurti pas takimit
04/08/2026 - 21:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, të shoqëruar nga ish-presidentja Vjosa Osmani, u deklarua edhe për çështjen...

Më shumëDetails

Më shumë se dy orë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?

Më shumë se dy orë bisedime ndërmjet Kurtit e Abdixhikut, çfarë dihet deri më tani?
04/08/2026 - 20:53

Bisedimet për arritjen e një marrëveshje LVV-LDK, kanë kaluar më shumë se dy orë. Në takimin e thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili po shoqërohet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë