Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muharremi: LVV po shkel Kushtetutën sistematikisht – kjo parti nuk ka të ardhme nëse nuk ndryshon rrënjësisht!

31/08/2025 - 14:37
në Lajme
A A
Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër përmes një postimi kohëve të fundit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) për “shkelje të qëllimshme e sistematike të Kushtetutës” në mënyrë “brutale dhe arrogante”.

Sipas tij, veprimet e fundit të partisë janë më tepër se thjesht shkelje institucioni: janë një krim që cenon themelet e rendit kushtetues të vendit.

Muharremi e përshkruan mbështetjen e vazhdueshme të LVV për të kandiduar të njëjtin emër për kryetar Kuvendi, edhe pasi Gjykata Kushtetuese kishte dhënë një vendim të qartë duke e ndaluar këtë, si një “gabim shumëdimensional”:

“LVV e ka shkelë Kushtetutën sistematikisht dhe me vullnet të plotë, qëllimshëm. E dje e shkeli përsëri, në formën ma arrogante të mundshme, në mes të ditës, në televizion live dhe para kamerave.”

Sipas analistit, veprimet e LVV janë jo vetëm fjale të tepërta – ato kanë pasoja serioze në demokracinë dhe integritetin institucional të vendit:

“Kjo është një krim jashtëzakonisht i madh e gjithashtu edhe një sulm i madh ndaj rendit kushtetues të vendit… Kjo nuk është e qëndrueshme. Nuk mundet një grup njerëzish që e shkelin Kushtetutën me vullnet e arrogancë me qenë model i mirë e as me pas të ardhme të mirë.”

Muharremi thekson se këto veprime janë pjesë e një degradasioni më të gjerë institucional dhe politik: përveç shkeljes sistematike të Kushtetutës, sipas tij, LVV nuk arriti të reformojë drejtësinë, as të frenojë korrupsionin, ndërsa ekonomia po ndikohet negativisht nga politikat energjetike dhe sociale joproduktive. Ai përfundon me një mesazh të fortë për liderët e Vetëvendosjes:

“LVV duhet, jo vetëm me reflektu, por edhe me u reformu thellësisht e gjërësisht… Nëse kësaj i shtohen edhe sulmet ndaj bizneseve, ekonomisë, mediave, gjykatave… kjo parti nuk ka të ardhme nëse nuk ndryshon rrënjësisht.”, tha ai.

Postimi i plotë:

Nga Premtimet për Drejtësi tek Dhunimi i Kushtetutës

Dje kishim një shkelje të radhës së Kushtetutës. Brutale dhe arrogante. Si mundet me pas të ardhme të mirë një parti që e dhunon Kushtetutën e vendit sistematikisht dhe me qëllim?Ka qenë një gabim shumëdimensional ajo që ka ndodhë dje. LVV nuk e kishte respektuar Kushtetutën dhe aktvendimin e GJK, kur kishte insistuar me pas votim të mbyllur dhe me propozu kandidatin e njejtë. Logjika thotë, duhet të kenë mësuar dicka mos të përsëriste gabimet. Ndodhi e kundërta.

Pra LVV e ka shkelë Kushtetutën sistematikisht dhe me vullnet të plotë, qëllimshëm. E dje e shkeli përsëri, në formën ma arrogante të mundshme, në mes të ditës, në televizion live dhe para kamerave.Kjo është një krim jashtëzakonisht i madh e gjithashtu edhe një sulm i madh ndaj rendit kushtetues të vendit. Nuk po e përmendi që dërgon një mesazh të dëmshëm për vendin ku pakica serbe nuk po respektohen dhe po përjashtohen nga demokracia.
Çka ka ndodhë në kokat e vendimmarrësve të kësaj partie? Patën votën masive nga qytetarët. Nuk u reformua drejtësia e nuk u ndal korrupsioni. Ekonomia thuajse po shkatërrohet me politika të gabuara të energjisë dhe ndihmave sociale, në vend të investimeve e përkrahjes së sektorit privat.Tash edhe Kushtetuta po shkelet në një formë e mënyrë të paimagjinueshëm më parë. Kjo nuk mundet me qenë e “vërtetë” e as nuk është e qëndrueshme. Nuk mundet një grup njerëzish që e shkelin Kushtetutën me vullnet e arrogancë me qenë model i mirë e as me pas të ardhme të mirë.

Pyetja është a është ky vizioni i LVV-së, me shkelë kushtetutën, me blloku vendin… vetëm pse nuk mundet me formu shumicën? A është ky vizioni për të ardhmën i tyre?Fundja, shkelja dhe dhunimi sistematik i Kushtetutës është një krim më i madh se korrupsioni që ka dominuar para vitit 2020. Kjo e rrezikon dhe cenon bërthamën, themelet e Kosovës.
Prandaj, LVV duhet, jo vetëm me reflektu, por edhe me u reformu thellësisht e gjërësisht. Kjo çka kemi parë muajt e fundit është tepër shqetësuese dhe e dëmshme, e rrezikshme.Nëse kësaj i shtohen edhe sulmet ndaj bizneseve dhe ekonomisë. Rritja dramatike e importeve dhe deficitit tregtar në mallra. Sulmet dhe linçimet ndaj mediave e gazetarëve. Sulmet ndaj atyre që kanë mendim të pavarur e nuk mendojnë si LVV.
Sulmet dhe linçimet ndaj gjykatave… e në raste edhe me emra, sikur në Gjermaninë e viteve ’30 të shekullit të kaluar…Kjo nënkupton që LVV është në telashe të mëdha dhe konflikt të madh me të tashmen dhe të ardhmen.

Në këtë formë e me këto veprime çka po shohim, kjo parti nuk ka të ardhme nëse nuk ndryshon rrënjësisht.

JU REKOMANDOJMË

Pas kritikave për “standarde të dyfishta” të Kurtit, reagon Kryeziu
Lajme

Pas kritikave për “standarde të dyfishta” të Kurtit, reagon Kryeziu

03/09/2025 - 11:58
“Shkolla s’është banjo publike”, protestë dhe bojkot mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, në Prishtinë
Lajme

“Shkolla s’është banjo publike”, protestë dhe bojkot mësimi në shkollën “Ismail Qemali”, në Prishtinë

03/09/2025 - 11:50
Hoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, por në rast kërcënimi ndaj tij shkon pa problem duke u viktimizuar
Lajme

Hoti për Kurtin: Për raste korruptive s’paraqitet, por në rast kërcënimi ndaj tij shkon pa problem duke u viktimizuar

03/09/2025 - 11:48
KQZ-ja miraton procedurën për votimin jashtë Kosovës: Zarfi me fletëvotime duhet të pranohet vetëm nga personi i regjistruar
Kryesore

KQZ-ja miraton procedurën për votimin jashtë Kosovës: Zarfi me fletëvotime duhet të pranohet vetëm nga personi i regjistruar

03/09/2025 - 11:44
Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë Listës Serbe fitoret
Lajme

Cakolli: Herë me penallti e herë me autogola, po ia servojmë Listës Serbe fitoret

03/09/2025 - 11:41
Rafuna: Presim që Gjykata Supreme ti anulojë aktet nënligjore të ZRRE-së – Qeveria asnjëherë nuk është marrë me hallin e biznesit
Lajme

Rafuna: Presim që Gjykata Supreme ti anulojë aktet nënligjore të ZRRE-së – Qeveria asnjëherë nuk është marrë me hallin e biznesit

03/09/2025 - 11:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Lajm historik nga Trepça”/11 hektarë në vlerë rreth 23 milionë euro po i kthehen gjigantit metalurgjik

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë