Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama për Sveçlën dhe Muratin: Dikush duhet të hyjë në burg për bllokadën në kryeqytet

31/08/2025 - 17:08
në Kryesore, Lajme
A A
Rama për Sveçlën dhe Muratin: Dikush duhet të hyjë në burg për bllokadën në kryeqytet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Madje, për këtë të fundit tha se kanë ngritur padi.

Rama në një intervistë për KosovaPress tha se për ndalesat që iu kanë bërë kryeqytetit, dikush duhet të shkojë në burg.

Ndër të tjera, Rama përmendi edhe për bllokimin e projektit të spitalit të kryeqytetit të cilin Ministria e Punëve të Brendshme nuk ia dha komplet projektin.

“Me një kompani gjermane dhe këtu lokale së bashku me kryeqytetin e kemi përfundu projektin. Projekti kishte me kushtu diku rreth 75 milionë dhe kemi pas një udhëtim së bashku me Presidenten Osmani në Katar ku edhe me Emirin e Katarit atje kemi diskutuar për mundësinë e donacioneve të tyre për të na ndihmuar ne në sfera të ndryshe dhe kërkesa ime ka qenë për spitalin e kryeqytetit. Ekipet e Emirit kanë qenë këtu të gatshme për të bërë investimin, për të na ndihmuar me këtë projekt sepse ja u kemi treguar projektin të shtypur. Momentin kur e kanë kërkuar të gjithë projektin dhe ne e kemi kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, nuk na e kanë dhënë projektin. Do të thotë Ministri i punëve të brendshme e ka bllokuar, nuk na e ka dhënë projektin me të cilin ne do të kishim marrë të gjithë ato fonde për ta ndërtuar spitalin. Ministri Sveçla e bllokon, do të thotë nuk na e jep projektin. Projektin i cili është paguar prej taksapaguesve tanë, ne qytetarët e kemi paguar atë projekt e ata e bllokojnë. E bllokojnë dhe humbin një mundësi për një donacion 70-75 milionë euro. Prapë po them, bllokada politike. Për atë kam filluar të mendoj se nuk janë normalë këta njerëz që bëjnë kësi bllokada për çështje politike”.

Kur u pyet se si po ballafaqohet me këto bllokada, Rama tha se ka metoda alternative të financimit që burojnë nga investimet private apo nga asambleja komunale, por theksoi se nuk do të lejojë që këto bllokada të jashtëligjshme të vazhdojnë, e për këtë arsye ai ka dorëzuar edhe padi ndaj ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati

“Ne kemi edhe metoda tjera që janë në përgjithësi të kryeqytetit që kemi me i shty përpara. Tash kemi filluar me padi, me gjyq, me gjykatë sepse këto bllokada, këto ndalesa janë të jashtëligjshme. Pra dikush prej tyre do të hyjë në burg si rezultat i këtyre bllokadave dhe normal që këto gjëra të jashtëligjshme duhet t’i luftojë dikush, e ne jemi duke i luftuar tash. Ne kemi paditur edhe ministrin e financave për bllokim të buxhetit. E në momentin kur dikush hyn në burg aty e sheh se si hapen të gjitha mundësitë sepse çka janë duke bërë, janë duke vepruar jashtëligjshëm e ne këtë nuk do ta lejojmë”.

JU REKOMANDOJMË

Zyra e Kryeministrit jep tender afro 40 mijë euro për ndriçim të objekteve për evente, dorëzohet ankesë në OSHP për shkelje të ligjit
Kryesore

Zyra e Kryeministrit jep tender afro 40 mijë euro për ndriçim të objekteve për evente, dorëzohet ankesë në OSHP për shkelje të ligjit

03/09/2025 - 15:11
Trump: Askush nuk e di pse nuk ka punuar GPS-i në aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian
Lajme

Trump: Askush nuk e di pse nuk ka punuar GPS-i në aeroplanin e Presidentes së Komisionit Evropian

03/09/2025 - 15:04
Prodhimi kimik gjerman në nivelin më të ulët në 30 vjet
Lajme

Prodhimi kimik gjerman në nivelin më të ulët në 30 vjet

03/09/2025 - 14:57
Ish-zëvëndësministri Sallahu motivohet pas emërimit si UD i ministrit, mbledh në takim drejtorët e burgjeve
Lajme

Mosmarrëveshjet për pronën çuan në vrasjen e mërgimtarit shqiptar në Itali

03/09/2025 - 14:48
Ish-zëvëndësministri Sallahu motivohet pas emërimit si UD i ministrit, mbledh në takim drejtorët e burgjeve
Lajme

Ish-zëvëndësministri Sallahu motivohet pas emërimit si UD i ministrit, mbledh në takim drejtorët e burgjeve

03/09/2025 - 14:48
Bajraktari: Qeveria ka bërë pak për procesin e ish-krerëve të UÇK-së
Kryesore

Bajraktari: Qeveria ka bërë pak për procesin e ish-krerëve të UÇK-së

03/09/2025 - 14:45

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    LAJMI I FUNDIT: Gjuajtje me armë në qendër të Mitrovicës, ja çfarë gjen policia në vendngjarje (VIDEO)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Vuçiq nga Pekini pas takimit me Putin: Rusia e thotë qartë që Marrëveshja e Brukselit është shembur

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Libri i bashkëpunëtores së Bashës kundër UÇK-së, falënderoi edhe një ish-ministër

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rrebeshe shiu ditëve të ardhshme, temperaturat sërish në rënie

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Ukraina të hyjë në BE”, habit Putin: Nuk themi jo

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë