Analisti politik, Visar Ymeri ka vlerësuar se gara për kryetar të Prishtinës këtë vit pritet të jetë ndër më interesantet, pasi kandidatët që garojnë kanë peshë politike dhe ndikim të rëndësishëm brenda partive të tyre.
Sipas tij, gara është mes tre emrave kryesorë: Hajrulla Çekut, Përparim Ramës dhe Uran Ismailit.
“Gara është mes tre personave. Hajrulla Çeku që si kandidat nuk është shumë i fuqishëm por vjen nga një parti që ka vota në Prishtinë. E kemi Përparim Ramën që vjen nga një parti që ka pas historik të gjatë. E ka pas një lloj karizimi dhe sharmi, dhe pastaj Uran Ismailin i cili prej zgjedhjeve të kalume ka bë fushatë të mirë në nivel lokal”, tha Ymeri në “VV Show”.
Ai shtoi se pret që gara të fokusohet në interesat e qytetarëve, ndërsa përplasje mes kandidatëve është e pashmangshme, duke marrë parasysh rolin e tyre brenda partisë që i përkasin.
“Uroj që kjo garë ta përqendroj diskutimin te interesi i qytetit. Gara në Prishtinë do të jetë shumë interesante. Kemi përplasje të kandidatëve të cilët kanë rëndësi në partinë e tyre, nuk janë kandidatë dosido”, theksoi Ymeri.