Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Po të ishte Lista Serbe në mbledhje, do të ishin edhe PDK e LDK

01/09/2025 - 14:06
në Lajme
A A
Haxhiu: Po të ishte Lista Serbe në mbledhje, do të ishin edhe PDK e LDK
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu në konferencën për media pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka thënë se po të ishte aty Lista Serbe, s’do të mungonin as PDK e LDK.

“Dolëm nga takimi për faktin se s’kishte kuorum. Në këtë takim s’ishin dy nënkryetarët, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala. Ata nuk ishin të pranishëm, dhe unë jam e bindur që po të ishte Lista Serbe, ata do të ishin këtu, por që pa Listën Serbe ata nuk ishin të pranishëm”, tha Haxhiu.

Ajo tha se situata aktuale nuk është më idealja, por do të ishte e tillë nëse Nenad Rashiq do të kishte marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar.

“Situata në të cilën jemi nuk është ideale. Ideale do të ishte nëse Kuvendi do të arrinte që ta zgjidhte nënkryetarin Nenad Rashiq dhe po të merrte pjesë opozita, mendoj që Rashiq do të ishte zgjedhur si anëtarë i Kryesisë së Kuvendit, por kjo nuk ndodhi fatkeqësisht. Ne nuk i gjetëm as pesë deputetë a sa na nevojiteshin, pasi votat që i ka pasur kanë qenë 56 për ta bërë anëtarë të kryesisë së Kuvendit”.

Haxhiu deklaroi se puna e Kuvendit s’ka pse ndalet, dhe se ky institucion s’mund të mbetet peng i Listës Serbe apo kalkulimeve të subjekteve tjera politike.

“Në këto rrethane ne duhet të vazhdojmë Kuvendi ka kapacitetin për të vazhduar mandatin e vet, siç e tha edhe Basha që nënkryetarët janë zgjedhur dhe e kemi shumicën. Nevojitën katër anëtarë që mbledhja të fillojë e të vazhdojë. Ne s’duhet ta ndalim punën e Kuvendit, nuk mundet që ky kuvend të mbetet peng i Listës Serbe, apo kalkulimeve të ndonjë subjekti”, tha Haxhiu.

JU REKOMANDOJMË

Srpska kërkon përsëritjen e votimit për nënkryetarët e pakicave, i drejtohet Kushtetueses duke “pranuar” Republikën në formular
Lajme

Srpska kërkon përsëritjen e votimit për nënkryetarët e pakicave, i drejtohet Kushtetueses duke “pranuar” Republikën në formular

04/09/2025 - 12:22
Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale
Lajme

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale

04/09/2025 - 12:13
PDK kandidon në zgjedhjet lokale me këtë numër
Lajme

PDK kandidon në zgjedhjet lokale me këtë numër

04/09/2025 - 12:05
Kaos dhe pritje të gjata në Klinikën e Syve, Veshit dhe Fytit në QKUK – sistemi elektronik bie, pacientët mbesin pa numra
Lajme

Kaos dhe pritje të gjata në Klinikën e Syve, Veshit dhe Fytit në QKUK – sistemi elektronik bie, pacientët mbesin pa numra

04/09/2025 - 11:58
Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?
Kryesore

EKSKLUZIVE: Gjykata Kushtetuese merr masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit

04/09/2025 - 11:51
Tri banesa e mbi 70 mijë euro të hyra vjetore, kjo është pasuria e Besnik Bislimi
Lajme

Bislimi: Kosova meriton të avancojë në rrugën e saj drejt BE-së

04/09/2025 - 11:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria e lë në “ankth” policinë, ende s`ka përgjigje për kërkesat e tyre

    Ky është pjesëtari i Njësisë Speciale që u arrestua mbrëmë në Mitrovicë, dyshohet se bashkëpunoi ngushtë me familjen Gërbeshi

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është zyrtari policor i NjSO-së që u arrestua mbrëmë- dyshohet se bashkëpunonte me familjen Gërbeshi

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Momenti kur mbrëmë gjuajti me armë një person para market “Dielli” në Mitrovicë

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • EKSKLUZIVE: Gjykata Kushtetuese merr masë të përkohshme për konstituimin e Kuvendit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Evi Kokalari: Pronari i një hoteli po më shant’azhon me foto nga dhoma ku kam fjetur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë