Komuna e Vushtrrisë sot ka shënuar Ditën e Dëshmorëve, ku një delegacion i udhëhequr nga kryetari Ferit Idrizi ka bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Bletaj.
Për këtë ditë të rëndësishme te Vushtrrisë u mbajt edhe një akademi përkujtimore, transmeton Veriu.info.
Postimi i Ferit Idrizi:
1 SHTATORI – DITA E DËSHMORËVE TË VUSHTRRISË
Sot, më 1 Shtator, shënojmë Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Vushtrrisë – një ditë për t’i kujtuar dhe nderuar ata që me gjakun dhe sakrificën e tyre na e sollën lirinë.
Në shenjë respekti, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Bletaj, si dhe u përkulëm me nderim para Përmendores së Dëshmorëve. Për të rënët mbajtëm edhe një akademi solemne, ku përkujtuam heroizmin dhe veprën e tyre që nuk do të harrohet kurrë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!