Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandaloze/ Klinika estetike s’kishte kirurg, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri

08/09/2025 - 22:18
në Kryesore, Lajme
A A
Skandaloze/ Klinika estetike s’kishte kirurg, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Klinika estetike “International Medicare” e bllokuar pak ditë më parë, që operonte në qendër të Tiranës, rezulton se për më shumë se një vit ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e dhjetëra pacientëve.

Klinika “International Medicare”, pjesë e rrjetit “Sante Plus Group”, ku në vend të kirurgëve dhe mjekëve të licencuar, drejtimin e kishte marrë kuzhinieri.

Gjatë operacionit të koduar “Bilanci”, forcat e Policisë së Tiranës arrestuan të vetmin që figuronte si administrator, 62-vjeçarin Edmond Zaja, në fakt kuzhinier i klinikës, i cili do të dalë të hënën para Gjykatës për masën e sigurisë.

Ndërsa dy bashkëaksionerët, Bilal Kara, shtetas turk dhe Geriana Arapi, shqiptare, janë shpallur në kërkim dhe dyshohet se ndodhen jashtë vendit. Në ambientet e klinikës, hetuesit gjetën 100 blloqe me fatura të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të ndaluara, të skaduara dhe kontrabandë, të përdorura për ndërhyrje estetike si botox, fillera e madje edhe për mbjellje flokësh. Pagesat për pacientët kryheshin në cash, pa fatura, ndërsa punonjësit paguheshin në dorë e pa sigurime. Një aktivitet informal, i mbuluar me luks dhe fasadë moderne, por që fshihte pas vetes një skemë mashtrimi dhe rreziku për jetën.

Njëri prej aksionerëve kryesorë, Bilal Kara, nuk është emër i panjohur. Ai rezulton të jetë Konsull Nderi i Maqedonisë së Veriut në Izmir, kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedoni e Veriut në DEIK, si dhe anëtar i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Turqi.

Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar dhe autoritetet shqiptare janë në kontakt me partnerët për lokalizimin dhe ekstradimin e tij. Klinika “International Medicare” është bllokuar, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit dhe përgjegjësve të vërtetë pas këtij mashtrimi multimilionësh.

Ky nuk është thjesht një rast evazioni fiskal, por një alarm i fortë për mënyrën se si biznese të rrezikshme operojnë në mes të Tiranës, jashtë çdo kontrolli, duke vënë në rrezik shëndetin publik dhe integritetin e institucioneve shtetërore.

JU REKOMANDOJMË

Kryesore

FSK pajiset me sistemin raketor antitank Panzerfaust 3, Kurti: Investimi në mbrojtje është investim për paqen

24/12/2025 - 16:58
Zotimet për arsim, Abdixhiku: Një mijë euro pagë për mësimdhënësit – 80 çerdhe të reja
Lajme

Zotimet për arsim, Abdixhiku: Një mijë euro pagë për mësimdhënësit – 80 çerdhe të reja

24/12/2025 - 16:45
Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më parë
Lajme

Bedri Hamza: Do t’i rrisim pagat për 50 % në fillim të mandatit, e kemi bërë edhe më parë

24/12/2025 - 16:35
Kaq janë pritjet për të dalë nga Merdara dhe Dheu i Bardhë
Kryesore

Ardhja e diasporës: Javën e kaluar në Kosovë kanë hyrë 374 mijë qytetarë, veç në fundjavë mbi 200 mijë

24/12/2025 - 16:18
Hamza: Çdo vit, 25 milionë euro, do u ndahen bursa studentore mijëra të rinjve në Kosovë
Lajme

Bedri Hamza në Malishevë: Do ta themelojmë Fondin e Papunësisë dhe Gjykatën e Punës

24/12/2025 - 16:07
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
Lajme

Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor

24/12/2025 - 15:48

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    Gani Geci: Shpëtim pijandura, argat i Albin komunistit, i ka thirrur inspektoratin dhe policinë për t’i hequr fotografitë e Rugovës dhe Fadil Gecit në Podujevë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Specialja mori këtë vendim për Kadri Veselin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Vazhdon skandali me mishin me bakterien Salmonella, kompanisë “Kajmak” Sh.P.K. nga Prizreni i asgjësohen mbi 2 mijë kg

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Mbyllet rruga në Serbi në drejtim të Kosovës, MPJD del me njoftim të rëndësishëm për diasporën

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Mërgimtari nga Gjermania gjen shtëpinë e thyer në Kosovë, iu vodhën edhe lugët e kuzhinës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë